Një magazinë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “16 prilli” në qytetin e Fierit.
Sipas policisë zjarri ra në magazinën e pjekjes dhe ambalazhimit të kafes.
Mësohet se flakët kanë shkrumbuar të gjithë stokun e kafes që ndodhej në magazinë.
Sipas pronarit të magazinës dëmi shkon deri ne 500 mijë euro.
Paraprakisht dyhsohet se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.


