• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SUPER-VJEDHJA E 14 MILIONË LEKËVE/ Pronari: Hajduti më tha “HAP KROSKOTIN OSE TË VRAVA”. Fqinji im e kishte…
Home
Breaking News

SUPER-VJEDHJA E 14 MILIONË LEKËVE/ Pronari: Hajduti më tha “HAP KROSKOTIN OSE TË VRAVA”. Fqinji im e kishte…

2 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Administratori i një pike këmbimi valutor nga Cërriku ka rënë pre e një grabitjeje me armë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, rreth orës 06:30, kur Adem Ngjela u ndalua nga një person me armë. Ngjarja ka ndodhur në hyrjen e banesës së 51-vjeçarit, aty ku ky i fundit kishte parkuar mjetin.

Në momentin që ishte duke futur paratë në makinë, autori i ka drejtuar armën, duke e detyruar që t’i dorëzojë paratë. Ngjela ka deklaruar në Polici se i kanë grabitur 14 milionë lekë të vjetër. Sipas tij, ngjarja ishte strukturuar në detaje, pasi grabitësi ka shfrytëzuar momentin e futjes së parave në makinë për ta kërcënuar me armë, ndërsa fillimisht i kishin shpuar një nga gomat e makinës. 51-vjeçari është gjendur në panik, ndaj ka braktisur mjetin e tij dhe paratë për t’iu drejtuar menjëherë banesës së tij dhe ka kërkuar ndihmën e familjarëve, të cilët, veç nënës së tij, ishin në gjumë.

Autori e ka pasur më të lehtë në këto kushte të çojë deri në fund misionin, duke marrë paratë dhe më pas për t’u larguar. “Kam 25 vite që merrem me profesionin e kambistit. Autori nuk mbante maskë, por ishte person që nuk e njihja. Në momenti që u afru 2-3 metra nga makina më tha lekët, largohu nga kroskoti se të vrava, mos bëj lëvizje. Unë në atë kohë isha në mëdyshje, mendova se mos ishte një pistoletë jo e saktë dhe po ma bënte për të më trembur. Mu duk si pistoletë e rregullt, në momentin që e shtoi kërcënimin mendova se do të më shtijë dhe ia futa me vrap në drejtim të shtëpisë”, ka treguar Ngjela në Polici.

Ngjarja ende mbetet e paqartë për Policinë, pasi në momentin e grabitjes. Ndërkohë, Policia, pasi ka marrë dëshminë e 51-vjeçarit Ngjela dhe ka kqyrur vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për të zbardhur këtë ngjarje, megjithëse zona ku ka ndodhur grabitja nuk vëzhgohet nga kamera. Një prej fqinjëve të kambistit, shprehet se dëgjoi një zhurmë motori pak pas të bërtiturave të kambistit që kërkonte ndihmë. “Komshiu i katit të dytë më tha që dola unë nga britmat dhe ulërimat e tua dëgjova zhurmë motori dhe ka pritur tjetri aty në qosh. Autori ishte i pamaskuar fare edhe tani e dalloj. Ishte rreth moshës 40 vjeç, i shëndoshë 1.75 i gjatë”, tregon Adem Ngjela. “Ata ishin të përgatitur kishin çarë edhe njërën gomë, u vërtetua që e kanë çarë me dashje se tha dhe gomisti tani që po vë gomë të re. Tha edhe polici që ty të kanë çarë gomën që të mos i ndiqje me makinë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ QAKA rikthehet zyrtarisht tek Poli Iasi, arrihet marrëveshja me Steauan
Previous article NDODH NË KAKAVIJË/ Erdhi për "PUSHIME" me makinë të vjedhur. 35 vjeçarja kapet nga Policia

g.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI) Aktualitet

DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT