Ka mjaftuar një kontroll rutinor i mjetit të 35 vjeçares nga Shqipëria që të dilte se mjeti i saj lëvizës të ishte vjedhur në Greqi.
Ajo gjatë kohës së kontrollit dhe konstatimit policor ka mohuar se mjeti me të cilin kishte ardhur është vjedhur.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasen N.B, vjeçe 35, pasi në P K K Kakavijë, nga kontrolli, mjeti tip “Toyota”, rezultoi i vjedhur, i cili u bllokua. Neni 141/a i Kodit Penal.


