• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BIZNESMENËT NË SHKODËR QË U VRANË DHE “SHPËTUAN”/ Nga ekzekutimet, tek ATENTATET me tritol (RASTET)
Home
Breaking News

BIZNESMENËT NË SHKODËR QË U VRANË DHE “SHPËTUAN”/ Nga ekzekutimet, tek ATENTATET me tritol (RASTET)

1 September, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër, ku një 30 vjeçar është ekzekutuar me kallashnikov. Ai ishte biznesmen dhe kishte dy lokale në Velipojë.

Por duket se të qenurit biznesmen në Shkodër, do të thotë të kesh jetën e rrezikuar nga moment në moment. Kjo pasi vetëm në vitin e fundit, rastet kur pronarët në Shkodër janë vrarë, apo kanë qënë pjesë e atentateve dhe kanë shpëtuar mrekullisht janë gjithnjë e në rritje.

Çfarë ndodhi sot:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër. Një përson është gjetur i vrarë në Livadhe. Viktima është gjetur i vrarë dhe lënë jashtë makinës, ndërkohë që kjo e fundit është braktisur e më pas është djegur.

Bëhet me dije se personi është Arjan Ferracaku, 30 vjeç biznesmen dhe pronar i dy lokaleve në Velipojë.

Burime për AlpeNews.al thonë se 30 vjeçari është shtetas kosovar.

AlpeNews.al mëson se Arjan Ferracaku është personi mëposhtë:

Rastet:


Një plumb në kokë 60 vjeçarit


Mehdi Kavaja rreth 60 vjec, është gjetur pa shenja jete në punishten e tij në lagjen Tophane te Shkodres ku ai bente riparime bravash te automjeteve.

Pas ekspertizes rezultoi se vdekja ka ardhur si shkak i dhunes se ushtruar ndaj tij. Ku eshte konstatur nje vrime ne koke dhe pas autopsise eshte gjetur edhe nje plumb brenda.

Kane qene familjaret e tij qe kane gjetur 60 vjecarin te pa jete ne punishten e tij dhe kane njoftuar policine e cila ka bere edhe transportimin e trupit me ane te ambulances ne spitalin e Shkodres.

Mehdi Kavaja kishte vite qe kishte punishten ne lagjen Tophane ku kishte edhe shtepine por nuk kishte konflikte me askend.

Mehdi Kavaja, 60 vjeç:

 

Atentati ndaj biznesmenit të Ndërtimit

Xhevat Vataksi u plagos me armë zjarri në fshatin Darragjat.

Konflikti mes të plagosurit dhe autorit kishte nisur që para dy javësh, ku debatet nuk kanë munguar në lidhje me zbatimin e projektit të rrugës së re të Velipojës, ku firma e Xhevat Vataksit është kontraktuar për të kryer punimet.

Debati më i fundit ka qenë tre ditë para ngjarjes kur autori Artur Lushi, 43 vjeç, kishte kërkuar që të ndërtonte një subjekt privat në anë të rrugës, por që nuk është pranuar nga sipërmarrësi i ndërtimit pasi nuk është e parashikuar në projekt dhe nuk lejohet me ligj.

Nje ditë më parë, Artur Lushi, ka shkuar pranë kantierit të ndërtimit, ku me armë në dorë ka bllokuar punimet për ndërtimin e rrugës së Velipojes në zonën e Bërdicës, aty ku po punohet intensivisht, dhe në këtë moment ka mbërritur edhe sipërmarrësi Xhevat Vataksi i cili ka tentuar që të bindë 43 vjeçarin që nuk ka të drejtë në pretendimin e tij por ky i fundit në gjaknxehtësi e sipër ka qëlluar 6 herë në drejtim të Xhevat Vataksit në këmbë.

Lulzim Kullës i bëhet atentat, shpëton

Qyteti i Shkodrës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim me tritol ku mbetën të plagosur 6 persona.

Një nga 6 të plagosurit është biznesmeni Lulzim Kulla, i cili ishte shenjestra e atentatit.

Lulzim Kulla është  një biznesmen me precedente të theksuara kriminale dhe të shkuar të errët.

Kulla është arrestuar më datë 7. 6. 2006 pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat RENEA.

 

Qellohet biznesmeni 42 vjeçar në servisin e makinave


Qellohet me arme brenda biznesit te vet pronari i një servisi makinash ne zonën e Vaut të Dejës në Shkodër.

Ai mbeti i plagosur me armë zjarri nga dy persona  të cilët krejt papritur i shkuan në biznesin e tij dhe i kërkuan me ngulm t’u riparonte një defekt në mjetin e tyre tip “Benz”.

Ai eshte Ermir Simoni, 43 vjeç, dhe mbeti vetëm i plagosur pa kaluar ne demtime serioze.

Konflikti ka ndodhur mes autorëve të dyshuar dhe vëllait të të plagosurit, të cilin e kanë goditur.

Ata kanë çuar makinën tip “Benz” te servisi, duke ia imponuar me forcë vëllait të Simonit t’u riparonte mjetin. Por duke parë situatën dhe urdhrin kërcënues, ai nuk ka pranuar që të merrej me makinën e tyre.

Pas kësaj, personat janë larguar duke u rikthyer me armë nga ku kanë qëlluar në drejtim të dy vëllezërve. Për rrjedhojë, Ermir Simoni mbeti i plagosur.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Moska: Planet për paqe në Ukrainë janë bllokuar pas vdekjes së liderit rebel
Previous article Gjithçka mbaroi/ Dua Lipa i jep lamtumirën sezonit veror (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit Aktualitet

VELIAJ RIMORI KOPETENCAT/ Punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT