Arben Gjini, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur mbreme në Lezhë, dyshohet se është i përfshire në trafikimin e kanabisit ne Itali. Ndaj edhe hetimet janë përqendruar pikërisht në ketë pistë: Një konflikt i mundshëm për prishjen e pazareve të drogës, thanë burime pranë grupit hetimor.
Gjini është dënuar në Italinë fqinje e me pas është depërtuar drejt vendit tonë. Pikërisht vetëm pak kohë më parë, ai është liruar nga burgu në Itali.
Plagosje me arme zjarri ne Ishull Lezhe. Burimet thane se eshte qelluar ne drejtim te nje personi dhe se ka qene me shume se nje autor te cilet kane ikur me makine pas ngjarjes dhe i kane vene flaken asaj per te humbur gjurmet. I plagosur thuhet se ka mbetur shtetasi Arben Gjini, i cili ka marre plumb ne kembe dhe shpatull.
Eshte derguar ne gjendje te rende ne spitalin e Traumes ne Tirane. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Ngjarja ka ndodhur ne nje lokal ne fshatin Ishull Lezhe. I plagosuri eshte banues ne Mirdite, por sot ndodhej ne kafe bashke me autorin. Dyshimet e para flasin per nje zenke mes autorit dhe te plagosurit.
Lezhë – Informacion paraprak i Policisë
Më datë 27.08.2018, rreth orës 20:45, në Ishull Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.Gj. 35 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithashtu, në Kolsh – Lezhë, është gjetur i djegur mjeti tip Benz, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e plagosjes. Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorëve.
{“videoid”:1535402868641,”type”:1,”ratio”:0.75}


