• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DESTINACIONI “KALAJA E XIBRIT”/ FOTO: Ja çfarë mund të vizitosh në Shkodër
Home
Media të Huaja

DESTINACIONI “KALAJA E XIBRIT”/ FOTO: Ja çfarë mund të vizitosh në Shkodër

28 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Kalaja e Xibrit, ndodhet pranë fshatit Xibër të Matit, e ndërtuar në lartësinë e malit të Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenë një qytezë e pakalueshme nga tri anët, ndërsa nga ana e fshatit Xibër vendi ulet me pjerrësi të butë drejt lagjes Splej të Xibrit.

Kjo kala ndodhet në afërsi të Gurit të Bardhë, ku mendohet se më vonë banorët janë transferuar nga Xibri në Gur të Bardhë, mbasi këto dy kala kanë në mes rrugën e rëndësishme Dibër-Gur i Bardhë-Durrës. Për rëndësinë, rolin, lashtësinë dhe vazhdimësinë e kalasë së Xibrit jepen shumë të dhëna me interes për trevat e Matit.

Së pari, tërheq vëmendjen një listë e kështjellave të Epirit të Ri që jep Prokopi i Cezaresë si të ndërtuara nga perandori Justinian në shekullin e VI, e cila përfshin edhe krahinën e Matit midis të cilëve është Stefaniokon dhe fortesa Ketron.

Së dyti: Në mbishkrimin e kishës së Rubikut (1261-1266) përmendet emri i një kapiteni të arbërve Andrea Vrana, i cili sipas dokumenteve, qendrën e tij e kishte në Cmibri, domethënë në Xibër. Emri Cmibër mund të ketë kuptim “sërish”, apo siç thonë fshatarët e asaj ane Cipër-Xibër, sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipër fshatit. Sidoqoftë pritet në të Kalaja e Cërujës.

Ndodhet në fshatin Cërujë në rrëzë të malit Balgjaj që kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhë e Bejn. Rrënojat e kalasë thërriten nga banorët ”kalaja e Skënderbeut”. Kjo kala ndodhet në rrugën kryesore që shkonte nga Petralba në Stellush dhe mbyllte atë drejtim. Mendohet se është rindërtuar në kohën e Skënderbeut dhe bashkë me kalatë e tjera në Mat, përbënte kompleksin fortifikues kundër ushtrisë osmane.

DRKK Shkodër i sugjeron pushuesve vendas dhe të huaj të vizitojnë këtë monument kulture i Kategorisë I, shpallur në vitin 1973.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË LEZHË/ Detajet: Viktima ishte i DËNUAR në Itali. Autorët shkuan në lokal kur... (VIDEO)
Previous article ARTIKULLI/ Blogu amerikan për Shqipërinë: 7 aventurat që duhet të bëni, njëra do t’ju...

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT