• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI FATAL PËR FAMILJEN SHQIPTARE/ Detajet: Pas vdekjes së bashkëshortit dhe djalit, rëndohet gjendja e nënës
Home
Breaking News

AKSIDENTI FATAL PËR FAMILJEN SHQIPTARE/ Detajet: Pas vdekjes së bashkëshortit dhe djalit, rëndohet gjendja e nënës

25 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Maralba Metko, shqiptarja që humbi djalin dhe bashkëshortin në një aksident të rëndë në Kanada, ka rënë në koma. Kështu raportojnë sot mediat kanadeze, sipas të cilave, Maralba Metko është në gjendje kritike. Ndërsa vajza e saj 9-vjeçare Brianna, që gjithashtu u plagos në aksident, fatmirësisht është jashtë rrezikut dhe paraqitet në gjendje të stabilizuar.

Familja shqiptare në Kanada, Fatos Metko 45 vjeç, gruaja Maralba dhe dy fëmijët Fioralb 14 vjeç Brianna 9 vjeç, po udhëtonin nga qyteti i Calgary drejt Ontarios. Automjeti i tyre u përplas me një dre dhe më pas me një makinë tjetër. Si pasojë e përplasjes së fortë, humbën jetën babai dhe djali, Fatos e Fioralb Metko.

Ndërsa nga automjeti i dytë humbën jetën dy persona, mes të cilave një vajzë 9 vjeç.

Maralba dhe vajza mbetën të plagosura. Ilir Kuqi, Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary, konfirmoi gjithashtu se Maralba ndodhet në koma. Për familjen Metko nga Erseka është hapur edhe një llogari për të mbledhur donacione. Kuqi u shpreh se shumë shqiptaro-kanadezë kanë kontribuuar.

“Është me të vërtetë për të ardhur keq, nuk e dimë se çfarë do të bëjnë. Komuniteti shqiptar këtu do të përpiqet të bëjë gjithçka sa mundet, të gjejë apo të flasë me dikë për t’i ndihmuar në çfarëdo mënyre apo formë. Ne kërkojmë mbështetje për këtë familje të bukur në një moment jashtëzakonisht të vështirë”, thotë Presidenti i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze në Calgary.

Të martën është hapur donacioni online për të ndihmuar familjen Metko, dhe deri më tani janë mbledhur më shumë se 13 mijë Dollarë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO SHKËLQEN/ Ostende fiton, SHQIPTARËT e ftojnë GURIN tek FLAMURI KUQEZI (VIDEO)
Previous article KËNGË DHE FESTË/ Higuain "HARBOHET" para supersfidës me NAPOLIN (VIDEO)

g.autor

Postime të ngjashme

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar Aktualitet

TRAFIKONIN KOKAINË NË EUROPË/ Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT