• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALARMI/ Çfarë po ndodh me FOTOKSINËN. Rastet e TRISHTA që gjetën “SHPËTIM” tek helmi (FOTO)
Home
Sociale

ALARMI/ Çfarë po ndodh me FOTOKSINËN. Rastet e TRISHTA që gjetën “SHPËTIM” tek helmi (FOTO)

24 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rastet e njerëzve që vendosin t’i japin fund jetës me fostoksinë janë të shpeshta. Fakt ky që po bëhet shqetësues. Kjo edhe për faktin e shitjes së këtij helmi në mënyrë fare të thjeshtë e pa komplikacionet që supozohet të krijojë një medikament që të shkakton vdekjen.

Rastet janë të shpeshta e tragjike. Nga më të rejat raste të të miturve e deri tek më të vjetrit që për arsye të ndryshme zgjedhin ti japin fund jetës.
Duket se “fotoksina” është kthyer si formë “shpëtimi” për këdo që do të kryejë aktin tragjik. E ndërsa ata në dukje i lehtëson, ikja e tyre ngre jo vetëm dhimbje por edhe shqetësime.

Disa nga rastet më të rënda:

Erisa Veizi është 20-vjeçarja e cila e cila i dha fund jetes pas sherreve me të fejuarin.

Ngjarja e rende ndodhi ne nje fshat ne Korçe, ku e reja, eshte vetehelmuar me fostoksine, pas nje debati qe kishte pasur me te fejuarin dhe ka gjetur vdekjen e menjehershme.


Vetëhelmim nga dashuria: Një adoleshente në Fier i ka dhënë fund jetës së saj, pasi i është mohuar dashuria që kishte për një djalë.

Çeleste Karallambi 17 vjeç, banuese në fshatin Libofshë të Bashkisë së Fierit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të premtes rreth orës 22:00, pasi kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme fostoksine.

E reja 17-vjeçare është gjetur në dhomën e saj në gjendje të rëndë shëndetësore nga prindërit. Ata kanë ndier se vajza e tyre po rënkonte e qante dhe kanë rendur menjëherë në dhomën e saj.

Aty ata kanë parë se ajo ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe e kanë shoqëruar menjëherë për në Spitalin e Fierit. Pavarësisht se mjekët e urgjencës kanë ndërhyrë menjëherë që të mbanin në jetë vajzën, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Një i ri 29-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e gëlltitjes së disa kokrrave fotoksinë.
Alpenews.al mëson se ai ëshë 29-vjeçari Enea Xhaja, ishte pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës.

Pasi ka gëlltitur fotoksinën, ka shfaqur shenja të konvulcionit, ndërsa familjarët e kanë çuar mëngjesin e sotëm me urgjencë në spitalin e Fierit.

Me gjithë përpjekjen e bluzave të bardha për ta risjellë në jetë, 29-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë, pasi ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Enea Xhaja:

Nuk duroi dot mërzinë pas vdekjes së vajzës, gjen “shpëtim” tek fotoksina
I jep fund jetes nje 68-vjeçare ne Delvine. Hano Kullai, banore e fshatit Vergo, bashkia Delvinë eshte vetehelmuar me fostoksine dhe ka gjetur vdekjen rruges teksa dergohej ne spital.

Mësohet se 68 vjeçarja është derguar në repartin e urgjencës së Sarandës në orën 20.50 të së mërkurës, në gjendje të rëndë. Pas ndihmës së parë, sipas protokollit mjekësor ajo u transportua drejt Tiranes, por ka nderruar jete ne rruge e siper, poshtë fshatit Lazarat.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SUPERSFIDA/ Napoli-Milan: Ancelotti zbulon makthin: “Ai është fenomenal”
Previous article CHRIS COSTA/ Muzeu i Spiunazhit, nën drejtimin e kolonelit me prejardhje shqiptare

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit Aktualitet

PROTESTA MË E MADHE E PARALAJMËRUAR/ Nis grumbullimi i madh në sheshin “Skënderbej”, qytetarët mbërrijnë në qendër të kryeqytetit

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj Aktualitet

HUMBI JETËN NË AKSIDENTIN TRAGJIK/ Përcillet për në banesën e fundit 20-vjeçari Orest Mahmutaj

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare Aktualitet

INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT