Per pushuesit duket se edhe kjo fundjave eshte favorizuese pasi sinoptikanet nuk parashikojne ndryshime te kushteve atmosferike, me temperatura ne mesdite 30 grade, por disa qarqe do te preken nga shirat kryesisht ne oret e pasdites.
ZJARRET NË PYJE
Sot (e premte, dt.24) dhe nesër (e shtunë, dt.25) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë. Rreziku pritet më i ulët gjatë ditës së nesërme.


