Një aksident i rëndë thuhet se ka ndodhur në rrugën Çukë – Ksamil, afër Manastirit. Qytetarë po shkruajnë se aksidenti është i tmerrshëm dhe së paku dy persona janë të vdekur. Nuk dihet ende identiteti i tyre dhe rrethanat si ka ndodhur; policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.


