• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIDENTI FATAL PËR FAMILJEN SHQIPTARE/ Detajet: Përmirësohet gjendja e vajzës, gruaja në koma
Home
Breaking News

AKSIDENTI FATAL PËR FAMILJEN SHQIPTARE/ Detajet: Përmirësohet gjendja e vajzës, gruaja në koma

24 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dy anëtarët e mbijetuar të familjes Metko në aksidentin e shënuar të dielën e 19 gushtit në Kanada vijojnë të mbeten në spital.

Maralba Metko, e cila humbi në aksident bashkëshortin Fatosin dhe djalin Fioralbin, është në gjendje kritike për jetën dhe mbetet në koma, ndërsa vajza e saj 9 vjeçare Brianna ka një përmirësim, të paktën fizikisht.

Detajet i bëri me dije për mediat vendase, president i Shoqatës Shqiptaro-Kanadeze të Calgaryt, Ilir Kuqi pasi i vizitoi në spital.

Komuniteti shqiptaro-kanadez i Kalgarit po vjen në ndihmë të anëtarëve të mbijetuar të familjes Metko.

Familja Metko po vizitonte Ontarion, përpara transferimit atje gjatë javëve të ardhshme, për të qenë më afër familjes në Miçigan, tha Kuqi.

Por këto plane u shuan kur automjeti i tyre u godit me një automjet.

Policia tha se Fatos Metko, 45 vjeç, dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç, vdiqën kur automjeti i tyre fillimisht goditi një dre që i preu rrugën dhe më pas u përplas me një makinë sportive.

Maralba dhe Brianna u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Aksidenti rezultoi tragjik edhe për makinën tjetër ku humbën jetën nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe e nëntëvjeçare A. Caroa, ndërsa tre të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda.

Kuqi tha se humbja e familjes Metko është ndjerë nga të gjithë shqiptaro-kanadezët, duke shtuar se mbledhja e donacioneve në ndihmë të tyre ëhstë më e pakta që mund të bëjnë për t’iu gjendur pranë.

“Këto incidente tragjike janë të vështira për t’u dëgjuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë dhe një familje të bukur” tha Ilir Kuqi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PASURIA 1 MILIARDË LEKË/ "Zgjohet" Llalla: Ankimon vendimin e super-pasurisë së tij në Gjykatën e Lartë
Previous article KONCERTI "ROCK ACADEMY"/ Aktiviteti në Shkodër që sjell emra të famshëm ndërkombëtarë

g.autor

Postime të ngjashme

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë Aktualitet

"REVOLUCIONI I FLAMINGOVE"/ Nis protesta e qytetarëve në Tiranë

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT) Aktualitet

ZBULOHET PLANTACION ME KANABIS NË VELIPOJË/ Pezullohen kryekomisari, nënkomisari dhe një inspektor (EMRAT)

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 15 vite burg për trafik njerëzish, arrestohet në Itali 42-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT