Është përfshirë nga flakët e zjarrit, pylli i Semanit në qytetin e Fierit.
Raportohet se zjarri është i përmasave të mëdha, dhe se banorët kanë qenë të parët të cilët kanë lajmëruar shërbimin e zjarrfikëseve.
Policia ndërkohë sëbashku me ambulancat janë në vendngjarje, ndërsa bëhet me dije se po shuhen vatrat ekzistente.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm ndërsa bëhet me dije se katër (4) zjarrfikëse janë në vendngjarje.
Paraprakisht thuhet se janë djegur dy (2) hektarë pisha, por nuk ka fatmirësisht lëndime në njerëz.


