Një 46-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke dhunuar vëllain e tij. Polica bën me dije se Krenar Qalliaj, ka dhunuar në banesë në fshatin Lalar, shtetasin L.Q.
Njoftimi i plotë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasin:
- Krenar Qalliaj, 46 vjeç, banues në Lalar, Fier.
Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L.Q, 52 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a /1 i Kodit Penal.


