• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KONSUMI I CIGAREVE NË BALLKAN/ FOTO: Ja çfarë “REKORDI” mbajnë shqiptarët
Home
Shëndet

KONSUMI I CIGAREVE NË BALLKAN/ FOTO: Ja çfarë “REKORDI” mbajnë shqiptarët

23 August, 2018 g.autor Aktualitet, Shëndet, Sociale

Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë. Sipas të dhënave të publikuara nga tobaccoatlas.org, konsumi i cigareve për personat mbi 16 vjeç ishte 2,492 fije për person për vitin 2016, duke u renditur kështu ndër vendet me konsumin më të lartë në botë.

Në Ballkanin Perëndimor konsumin më të lartë të cigareve, ku një person mbi 16 vjeç pi mesatarisht në një vit mbi 2000 cigare është Maqedonia dhe në vend të dytë Shqipëria.

Sipas tobaccoatlas.org konsumin më të ulët të cigares në rajon e ka Mali i Zi me 1101 cigare. Më pas renditet Bosnje dhe Hercegovina ku konsumi i cigares është 1767, e ndjekur nga Serbia me 1899 cigare.

Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar rreth 5.7 trilionë  cigare. Edhe pse konsumi ka rënë lehtë në vitet e fundit, ecuria e kësaj industrie është e pasigurt. Pavarësisht angazhimit të industrisë së duhanit për të pasur një shoqëri që konsumon sa më pak atë, në disa prej shteteve të botës vijon të bëhen fushata marketingu, ndërsa rënia e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Brazil, lidhet me implementimin e ligjeve të forta për të reduktuar konsumin e tij.

Sipas analizës së kryer nga tobaccoatlas.org. konsumi i cigareve parashikohet me rritje në shumë prej vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pasojë e zhvillimeve dinamike ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të popullsisë.

Vendet me konsumin më të lartë në botë

Vendi me konsumin më të lartë të cigares në botë është Andorra, ku sipas të dhënave konsumi i cigares për popullsinë mbi 16 vjeç në 2016 ishte 6398 cigare, pasuar nga Luksemburgu me një konsum prej 6330 cigare. Më pas me një diferencë të konsiderueshme, renditet Bjellorusia ku konsumi i cigareve për frymë sipas të dhënave të tobbacoatlas.org llogaritet 2911 cigare. Ndërsa vendet afrikane dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine janë ato që kanë konsumin më të ulët, sikurse vërehet edhe nga harta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPJA E MAFIOZIT ITALIAN/ Detajet: Çfarë lidhje ka "NDRANGHETA" me Shqipërinë. DYSHIMET për trafikim...
Previous article DEKLARATA E FORTË/ Lideri i ISIS-it bën thirrje për më shumë sulme

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë... Aktualitet

PROTESTË NË SHKODËR KUNDËR HPJES SË KONSULLATËS SË SERBISË/ Protestuesit: Rama po i bën qejfin Vuçiçit! Beogradi t'i kërkojë...

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ra në një furnel gjatë procesit të punës në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT