Rihanna, Cara Delevingne, Kim Kardashian dhe të tjerë personazhe të njohur janë ngritur në rrjete sociale kundër arrestimit të Cyntoia Brown që në moshën 16-vjeçare ka vrarë një burrë pasi e mbante të mbyllur në shtëpi si skllave seksi.
Ngjarja ka ndodhur në gusht të 2004-ës, në Tennessee, kur Cyntoia qëlloi për vdekje Johnny Mitchell Allen, 43-vjeç, që kishte paguar për të bërë seks me të. Gjatë asaj periudhe Broën jetonte me të dashurin e saj abuziv që e kishte nxjerrë në shitje për seks. Ajo u gjykua si një e rritur dhe pavarësisht se kishte vepruar për vetëmbrojtje, u dënua për vrasje të shkallës së parë me 51 vite burg dhe do të ketë të drejtë për lirim me kusht në moshën 69-vjeçare.
Gjatë javëve të fundit historia e saj është shpërndarë nga një mori personazhesh të një profili të lartë, që kanë nisur një fushatë në rrjete sociale nën hashtagun #FreeCyntoiaBrown (lironi Cyntoia Brown). “Diçka është gabim kur sistemi i jep të drejtë dhunuesve dhe viktima hidhet tutje përjetë,” shkruajti Rihanna në Instagram, e para që nisi fushatën për lirimin e viktimës së përdhunimit dhe abuzimit seksual.
Rihanna




