E keni parasysh atë djalin e keq të klasës, atë rebelin që ze gjithmonë bankën e fundit, zihet me zyshat, pastaj ia ha kokën me të mira, ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje me gocat e klasës që pjesën më të madhe të kohës i thonë ‘iii idiot më lër rehat’, po sa herë ai i drejton ndonjë shaka qeshin me të madhe dhe sërish do t’u vinte keq nëse s’do t’i tregonin nëpër provime? Ai është Stresi. Por me një ndryshim të vogël, këtu nuk jemi në shkollë.
Kemi të freskët fare sulmin e reperit ndaj Hygerta Sakos pasi moderatorja tha se përdhunon veshin me muzikën e tij. Vetëm një ditë më vonë Arkimed Lushaj e sulmoi publikisht në Instagram, seç tha diçka për ndërrimin e dashnorëve, bëri pak moral për njeriun e zemrës dhe u largua duke uruar ‘punë të mbarë’. Tipike e Stresit.
2. Stresi vs. Leonard Bombaj
Kur Ajsi Xhaxhaj akuzonte Leonard Bombaj se kishte abuzuar seksualisht me të gjatë qëndrimit tek Kripëmjaltëzat, Stresi i qëndroi në krah duke sulmuar regjisorin. Akuzat dhe kundërakuzat publike mes të dyve vazhduan gjatë, ndërsa në mars të 2017-ës Stresi i hodhi një kovë me ujë në kokë pasi e ofendoi në mes të rrugës. Të pranishmit ndërhynë për të qetësuar situatën, ndërsa Bombaj e kallëzoi në polici. Ndërkohë Stresi ishte në kërkim nga policia pasi një vit më parë ishte arratisur nga rajoni i policisë.
3. Stresi vs. Edi Rama
Nga t’ja fillojmë. Stresi nuk e ka edhe aq qejf kryeministrin Rama, apo qeverinë që drejton ai dhe këtë s’e ka fshehur asnjëherë. Rama ka patur fatin të jetë disa herë protagonist në Instagramin e Stresit.
Dhe një herë që lideri i të majtës shkoi në Shkodër, Stresi u tërbua! “Shkodra ka qenë dhe do mbetet shtet demokratik po ju vjen fundi fundërrinave, shumë shpejt do uleni ne gjunjë o gjakëpirsa komunista,” shkroi ai rreth një vit më parë.
4. Stresi vs. Saimir Tahiri
Gjatë periudhës që ishte në arrati dhe fshihej nga policia, Stresinjo sypatrembur sulmoi ministrin e brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahirin.
“Kjo është policia jote o Saimir Tahiri? Turp, turp, turp, turp! Ai është baba i dikujt, burri i një gruaje. Zoti ju dënoftë ju që bëni kështu. Do ju vijë dita e gjykimit o plehra, o ministër po dil ku je, fshihesh a i sheh të gjitha këto? Kjo pra është policia që bën sipas qejfit të vet dhe po ashtu me mua që më kërkojnë kudo po mutin do ma hani me garuzhde siç e hani pasulin (fasule).”
So classy Stresi, so classy!
5. Stresi vs. Mc Kresha
Stresi ndaloi kategorikisht MC Kreshën të vinte në Shqipëri! Ai e kërcënonte ashpër në një video të publikuar në maj të 2014-ës, i thoshtë të mos shkelte në Shqipëri madje i thoshte gjithë botës që e kishte rrahur në 2011-tën para të dashurës së tij të atëhershme, Rozana Radit. Ai do shkonte në Prishtinë ta rrihte sërish. S’e morëm vesh ç’u bë. Dimë që të dy janë gjallë, kjo na mjafton.
6. Stresi vs. Noizy
Konflikti OTR-TBA është i lashtë sa vetë njerëzimi. Stresi dhe Noizy i kanë kushtuar këngë në mënyrën më jo romantike të mundshme njëri-tjetrit prej gati 10 vitesh, janë rrahur dhe shëruar disa herë deri atëherë, por tani duket se të dy kanë marrë drejtime të kundërta. Mbase nuk flasin, por sikur nuk urrehen më aq shumë.
7. Stresi vs. Ledri Vula
Stresi ka paralajmëruar Ledrin kohë më parë që nuk mund të vijë në Tiranë, kjo sepse ish Babastarsi kishte nisur të afrohej me Noizy-n.
8. Stresi vs. Skivi
Por pastaj Stresi publikoi një foto me Ledrin dhe të gjithë u konfuzuan. Mes konfuzëve ishte dhe Skivi Babastarsi, që nisi një debat të vogël në rrjete sociale dhe kështu me radhë. Kush i mer vesh këto punë.
9. Stresi vs. Stine
Kur Stine dhe Flori u zunë pas përfundimit të Këngës Magjike dy vite më parë, Stresi i pranishëm në prapaskenë ndërhyri për të ndarë dy artistët. Dhe këtë gjë e dokumentoi sigurisht në Instagram. “More atë që meritove, pas 5 minutash, sa i shpejtë jam,” shkruajti ai në një foto të publikuar në Instagram, duke lënë të kuptohet se ia ka ndrequr qejfin Stines!
10. Stresi vs. Isa Mustafa
Isa Mustafa ka qenë një tjetër ndër të shënjestruarit e Stresit. Kryeministri i Kosovës është vënë përballë me shifra dhe fakte të luftës së Kosovës, pas një dokumentari të publikuar ku e vërteta ishte manipuluar. “Mos pafshi ditë o politikanë të shitur, marre o isaviç turpi të mbuloftë përjetë,” iu drejtua reperi qartësisht i revoltuar.










