• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKUZAT E VASILIT/ Manastirliu: Ka ikur koha ku shpikeshin sëmundje për të blerë vaksina e ilaçe të skaduara
Home
Shqipëri

AKUZAT E VASILIT/ Manastirliu: Ka ikur koha ku shpikeshin sëmundje për të blerë vaksina e ilaçe të skaduara

20 August, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Pas akuzave te forta qe kreu i grupit parlamentar te LSI-se, Petrit Vasili i adresoi ministrise se Shendetesise, e cila, sipas tij, lau turpesisht duart para situates se krijuar me ethet e Niplit perendimor, nderkohe qe Ballkani mbetet ne alert, vjen reagimi i kreut te institucionit, ministres Ogerta Manastirliu.

“Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve”- thote ajo.

REAGIMI I MANASTIRLIUT

Deklaratat e ish Ministrit të Shëndetësisë, nuk meritojnë asnjë reagim tjetër përveç keqardhjes njerëzore. Por mundësia që ai na jep për të komunikuar të vërtetat, nuk mund të humbet në asnjë rast.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka zgjedhur të reagojë institucionalisht, përmes institucioneve përgjegjëse, në lidhje me alarmet mbi epidemitë e mundshme që mund të shfaqen në territorin e Shqipërisë.

Instituti i Shëndetit Publik, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është i vetmi institucion shtetëror, që ka autoritetin dhe ekspertizën e nevojshme, për t’u shprehur në lidhje me epidemitë. ISHP është shprehur me një qartësi shembullore, në lidhje me Ethet e Nilit Perëndimor. Për masat e marra, për mungesën e këtij virusi gjatë dy viteve të fundit në Shqipëri, për vendosjen e survejancës dhe për forcimin e kapaciteteve laboratorike për diagnostikimin e tij.
Ekspertët e MSHMS dhe ISHP-së po e bëjnë detyrën e tyre: janë vigjilentë dhe në gatishmëri të plotë, kundër epidemive si Ethet e Nilit, apo Fruthit.

Padyshim, ne të parët jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë rrugë për të bërë, për të mbërritur tek Shëndetësia që ne duam.

Ne do të vazhdojmë të komunikojmë institucionalisht dhe me transparencë me qytetarët, qoftë për politikat që jemi duke ndjekur në fushën e Shëndetësisë, qoftë për masat që jemi duke marrë në lidhje me parandalimin e sëmundjeve dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre, qoftë për ndërhyrjet që jemi duke bërë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës, me qëllim që ata të marrin një shërbim shëndetësor me cilësi dhe sa më pranë vendbanimit. Kjo është detyra jonë, kjo është detyra e të gjithë ekspertëve në sistemin shëndetësor, të cilët janë papushim në krye të detyrës.

Ne zgjedhim të ofrojmë shërbim për qytetarët, institucionet tona janë në shërbim të qytetarëve. Puna dhe përpjekjet e tyre ndryshojnë si nata me ditën, me një kohë kur në ministri, shpikeshin viruse e sëmundje për të shpikur më pas edhe nevojën për vaksina dhe ilaçe të skaduara që bliheshin me paratë e shqiptarëve.

Në Shëndetësinë e asaj kohe aspak të largët, qytetarët ishin të fundit. Në Shëndetësinë që duam qytetarët janë të parët. Dhe si qytetar, ish ministri Vasili do të ketë të gjithë vëmendjen e shërbimit publik shëndetësor nëse do të vendosë të trajtohet për haluçinacionet e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Turqia drejt recensionit, të gjitha shkaqet që çuan në krizën e lirës turke
Previous article REPERJA E RE SHQIPTARE/ Tayna poton foton dhe numëron sukseset në muzikë

g.autor

Postime të ngjashme

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë Breaking News

“QËLLIMI I QARTË…”/ Rama para protestës: Duan të pengojnë integrimin! Po koordinojmë masat me partnerët ndërkombëtarë

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve Breaking News

PAS PROTESTAVE TË DHUNSHME NË TIRANË/ Rama hap garën për rinovimin e institucioneve! Urdhër ministrave t'u kërkojnë dorëheqjet drejtorëve

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve Politikë

“NUK KA ZGJEDHJE, POR FARSË”/ Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT