• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PASURIA 1 MILIARDË LEKË/ Kronologjia e “RËNIES” së ADRIATIK LLALLËS. Nga “Beu i Saukut” tek PRONAT e sekuestruara
Home
Aktualitet
Drejtësi

PASURIA 1 MILIARDË LEKË/ Kronologjia e “RËNIES” së ADRIATIK LLALLËS. Nga “Beu i Saukut” tek PRONAT e sekuestruara

9 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

“Peshku i madh” i korrupsionit, ish Kryeprokurori i Shqipërisë Adriatik Llalla ka marrë rrokullimën derisa ra në rrjetën e madhe të drejtësisë së re, këto tetë muajt e fundit.

Ish kryeprokurorit Adriatik Llalla iu sekuestruan plot 1 miliard lekë pasuri. Shumë kjo, e cila dyshohet se ka ardhur nga aktiviteti me grupet kriminale.

Çfarë ndodhi sot:
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka rrëzuar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla duke lënë fuqi sekuestron e pronave të tij. Llalla kërkoi rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthimin e tyre në gjendje të lirë. Ankimi i Llallës u depozitua nga avokati i tij Sokol Hazizaj, i cili kërkoi nga gjykata të heqë sekuestron ndaj pasurive të tij. Vetë avokati mbrojtës nuk ka qenë i pranishëm gjatë seancës së sotme.

Ku fillon “rënia e lirë”e ish kryeprokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla

Në 8 dhjetor: 
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u largua nga detyra në 8 dhjetor 2017 pasi i skadoi mandati dhe në vend të tij u zgjodh vetëm me votat e socialistëve, kryeprokurorja Arta Marku.
Kujtojmë se kjo e fundit u betua në Kuvend mes flakadanëve dhe tymuesëve pasi opozita nuk e “pranoi”.

Në 10 shkurt, dorëheqja
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla njofton se dorëhiqet nga sistemi i drejtësisë.

Pas paralajmërimit për “peshq të mëdhenj”, ai ka kërkuar që të mos jetë subjekt i ligjit të Vettingut. Llalla është tërhiqur nga e drejta për të qenë gjyqtar i Apelit.
KPK-ja pranoi kërkesën e Llallës duke e nxjerrë nga sistemi dhe duke mos kaluar në Vetting. Komisioneri Publik ankimoi pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, vendimin e KPK-së.

Në 11 Qershor:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) merr vendimin përfundimtar për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla dhe ka vendosur që ai të mos i nënshtrohet procesit të vettingut duke lënë në fuqi vendimin e KPK.
Sipas vendimit të KPA, Llalla nuk mund të ketë poste në drejtësi për një periudhë prej 15 vitesh.

Në 23 Korrik:
Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar disa prona të ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Krimet e Rënda njëftojnë se pasuria e sekuestruar e Llallës kap vlerën e rreh 1 miliardë lekëve. Mbi pronat e Llallës është vënë masa e sigurimit “sekuestro preventive”.

Ish kryeprokurorit i janë sekuestruar 1 miliardë lekë pasuri, që dyshohet se kanë ardhur nga aktivitete kriminale, si dhe pronat.
Mes objekteve të sekuestruara është një apartament në Durrës, dhe mijëra metra katrorë tokë në Tiranë.

Njoftimi i plotë:  

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, mbi bazën e akteve të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ka rregjistruar proçedimin penal nr.65 viti 2018, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të hetimeve paraprake të kryera lidhur me këtë proçedim penal, në bashkëpunim të ngushtë me policinë gjyqësore në Drejtorinë Hetimore Qëndrore, pranë Departamentit të Policisë Kriminale të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë, janë kryer një sërë veprimesh hetimore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera, janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale. Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;

Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme. Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë. Vijojnë hetimet e mëtejshme lidhur me këtë proçedim penal në bashkëpunim me policinë gjyqësore të Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë.

**********************

Në Mars të këtij viti AlpeNews.al zbuloi se ish kryeprokurori jo vetëm që ishte i zhytur thellë në korrupsion por ai dhe ka blerë një fshat të tërë, sa dhe disa e quanin “Beu i Saukut”.

Dosja e plotë:

Zyra e re:

250 mijë euro me një dorë:

Pronat e sekuestruara: 

Ullishtja:

Qeha shytaj dhe Qeha Llalla:

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse MALCOM nuk u TRANSFERUA tek ROMA...
Previous article HARROJENI REPERIN/ Zbulohet i dashuri sekret i Armelës së BB (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ Dita e sotme me kushte të paqëndrueshme, reshje shiu gjatë pasdites në këto zona

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve Aktualitet

PROTESTA E DHUNSHME TE KUVENDI/ Gurë drejt policëve e vezë drejt deputetëve, 19 të arrestuar, 12 nën hetim! Punohet për identifikimin e 6 të tjerëve

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë Aktualitet

"O HIÇËR, NUK MUND TË VERBONI NJË SHQIPËRI TË TËRË"/ Gjergj Luca - protestuesve: Po tkurreni çdo ditë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT