• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARATONA E TIRANËS/ Më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të botës
Home
Sociale

MARATONA E TIRANËS/ Më shumë se 2500 vrapues nga 40 vende të botës

9 August, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

Maratona e Tiranës 2018 vjen këtë vit me edicionin e saj të 3-të dhe me siguri tashmë mund ta cilësojmë atë si eventin më të madh sportiv në qytet.

Këtë e dëshmon edhe pjesëmarrja e më shumë se 2500 vrapuesve nga 40 vende të ndryshme të botës.

Rritja e numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mire, se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës dhe më gjerë.

Edicioni i 3-të i këtij aktiviteti i cili tashmë po kthehet në traditë organizohet me aprovimin e dy itinerarëve të rinj nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës .

Gara do të mbahet me datë 7 tetor dhe do të ketë 3 kategori; Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K dhe “We too” kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Nuk do të mungojë as gara Fun Run e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës.

Me projektin “Fun Run” përpiqemi të edukojmë brezat përmes sportit, për të qenë të vendosur dhe me vetëbesim, në rrugën e tyre për të arritur qëllimet e tyre, gjithashtu kjo të jetë një mënyrë e mirë për t’i nxitur të angazhohen me sport dhe të fillojnë të përgatiten për të konkuruar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

Intineraret e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë por edhe në argëtim.

Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen shumë aktivitete artistiko-kulturore në kuadër të këtij eventi.

Çmimet për fituesit do të jenë të shumta, duke e kthyer garën në një sfidë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBËRRITJA E TRAGETEVE/ Ditët e para të gushtit: 50 mijë udhëtarë kanë HYRË në Portin e Durrësit
Previous article SHIFRAT/ Ahmetaj: 38 mijë vende të reja pune dhe 10 mijë biznese me shumë

k.autor

Postime të ngjashme

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria... Aktualitet

"MEDIAT IA KEMI MARRË MBRAPSHT"/ Thirrje të forta nga protesta: Nuk ikim nga sheshi pa rënë qeveria...

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve Aktualitet

"SHQIPËRIA ËSHTË NË SHITJE"/ Aktori Medi Malkaj flet nga protesta: Atdheu është pronë e shqiptarëve

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec Aktualitet

FËMIJA HUMBI MES PROTESTUESVE/ Nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, qytetarët vijojnë protestën e gjashtë kundër projektit në Zvërnec

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT