• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KAMIONÇINA RA NË HUMNERË/ Detajet: Tre të plagosurit po iknin në punë. Shoferi humbi kontrollin
Home
Breaking News

KAMIONÇINA RA NË HUMNERË/ Detajet: Tre të plagosurit po iknin në punë. Shoferi humbi kontrollin

8 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Po  shkonin si çdo ditë në punë, drejt hidrocentralit të Komanit, por  mëngjësi i së mërkurës (8 gusht)  për pak nuk u kthye në tragjedi për Klajdi Shehun, Ilir Shpendin dhe  Arment Lalollarin.

Tre punonjësit e hidrocentralit që vinin nga Tirana,  përfunduan në një humnerë me mjetin me të cilin po udhëtonin.

Pak kilometra pa mbërritur në vendin e punës, gjatë  hyrjes në një nga kthesat e shumta që ka kjo rrugë,  drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe për pasojë përfundoj disa metra  poshtë rrugës, ku nga rrokullisjet e shumta, ata morën plagë të forta  në kokë dhe trup. 

Tre të dëmtuarit për shkak të gjendjes së rëndë  shëndetësore u dërguan me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Gjendja e tyre sipas mjekëve vlerësohet e rëndë,  pasi frakturat e shkaktuara në disa pjesë të trupit janë të shumta. 

 Grupi hetimor që mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e  këtij aksidenti.

KTHESA

Ata rindërtuan skemën e plotë, se dyshohet që mjeti kur ka hyrë në kthesë ka qënë duke lëvizur me shpejtësi dhe kjo ka ndikuar që të humbë  kontrollin.

“Nga veprimet e para dyshohet se  drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të një kthese të fortë” informoi dhe policia e Shkodrës.

Gjithashtu rruga e amortizuar nuk ka lejuar manovrimet dhe  për pasojë ata kanë përfunduar në humnerë. Por një tjetër pistë është edhe ajo e ndonjë defekti që mund të ketë pësuar makina,  gjë që do të dalë në përfundim të ekspertizës. 

Rruga Shkoder – Koman në  vite ka shkaktuar aksidente të shumta, e shpesh me pasoja fatale për  jetën. Në 55 kilometrat e saj kjo rrugë në të  cilën nuk është ndërhyrë prej periudhës së komunizmit, është tejet e  amortizuar, me kthesa të rrezikshme që nuk kanë asnjë mbrojtëse anësore  dhe pa sinjalistike. 

Megjithëse çdo ditë në të kalojnë punonjësit e  hidrocentralit dhe banorë të zonës, e turistë të  shumtë, vemendja që ka patur shteti për këtë rrugë nuk ka nevojë për  shumë komente. 

Në 23 korrik të 2016-es, në këtë rrugë një 23 vjeçar  përfundoj në humnerë me mjetin e tij dhe mbeti i plagosur.

 Në 23 nëntor  2014, po një tjetër aksident në këtë rrugë i mori  jetën 3 shtetasve dhe 1 tjetër mbeti i plagosur. Pa përmendur me  dhjetra të tjerë të ndodhur ndër vite. 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "Hajdeni se është sëmurë"/ Burri masakron gruan për vdekje dhe thërret ambulancën
Previous article PROJEKTI I GAZSJELLËSIT "TAP"/ Mediat azere: Shqipëria me rritje ekonomike nga shumë projekte

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT