• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ Gazmend Leka: Babai im shpirtëror është Petro Zheji
Home
Intervista

INTERVISTA/ Gazmend Leka: Babai im shpirtëror është Petro Zheji

7 August, 2018 k.autor Intervista, Kulturë

Krijimtaria e tij në pikturë gjithmonë ka marrë vlerësimin e publikut dhe kritikës, dhe sot ai është një nga personalitet e artit në vendin tonë.

Piktori Gazmend Leka është vlerësuar me shumë çmime, midis tyre ‘Mjeshtër i madh”.

Në një intervistë për emisionin ‘Thurje’, Leka ka vlerësuar përkthyesin Petro Zheji, duke e konsideruar si babain e tij shpirtëror.

Piktori shprehet se Zheji ishte njeriu që i dha kuptim jetës së tij.

Gazmend Leka: “Petro Zheji, ishte  njeriu që i dha kuptim jetës time. Pa të, vështirë të kuptoja, se çdo të thotë të përmbushesh intelektualisht. I jam falë për gjithë jetën, për çdo ‘mësim’ që më ka dhënë. Më bëri të kuptoj se gjuha, është gjëja më me vlerë e një kombi. Ai mbetet pa diskutim babai im shpirtëror.”

Leka rrëfeu vështirësitë me të cilat u përball gjatë studimeve të tij për pikturë për shkak të prirjeve të tij borgjeze që ishin në kundërshtim me sistemin e asaj kohe.

Gazmend Leka: “Në rininë time dy kanë qenë periudhat më të errta të jetës time. I pari është diplomimi i Liceut. Për pak desh me ngelën në klasë. Nga student i shkëlqyer, rrezikova të ngelja sepse arti im, ishte me ‘prirje borgjeze’. Në atë kohë quheshim “Studentë me Lakra”, sepse kisha dëshirë të lija favorite të gjata, flokë të gjata gjithashtu, doja të isha shpirt i lirë, dhe kjo gjë ata i pengonte. Klasën e kalova, me vunë një pesë për hatër. Kur u futa në Akademi dhe jeta ime ndryshoi akoma më shumë se në Lice. Në Akademi, pata sfidën e dytë më të madhe në jetë, e cila përsëri ka të bëjë me diplomimin. Edhe pedagogët e Akademisë, deshën që të më ngelnin pasi pikëpamjet e mia mikroborgjeze në art binin ndesh me sistemin.”

Por ai tregon se Akademia është formimi i vetë qënies së tij.

Gazmend Leka: “Akademia është formimi i vetë qënies time. Preka për herë të parë ç’do të thotë art në jetë. U rrita, profesionalisht. Zura një miqësi që kushdo e ëndërronte. Kemi qenë nja pesë shokë, të cilët mblidheshim pothuaj çdo natë në shtëpinë e Alfred Kostës. Këto takime në shtëpinë e tij, ishin për mua Akademia e vërtetë. Gjithçka e ndaluar nga koha, diskutohej mes tymit të cigares së pesë të rinjve. Lexonim Biblën, e diskutonim rreth saj. Sot e them këtë gjë, dhe shumë njerëz do të qeshin por në atë kohë, të flisje për Biblën, hynte të bisedat e rrezikshme.”

Ndërsa ai rrëfen se pikturës i ka dhënë gjithçka.

Gazmend Leka: Nëse flasim për ‘gjërat e duhura’, mendoj që duhet ta kem bërë dhe e kam bërë me seriozitet maksimal. Nëse ka gjëra që nuk i kam bërë janë për një arsye të një mungese, megjithatë nuk mund të gjykoj dot sepse akoma jam në valle, jam duke vrapuar, por kur kthej kokën mbrapa dhe shoh jam si ditën e parë, kam qenë shumë koshient për atë që bëja. Përpiqesha të strukturoja në këtë ‘bulevard’ të madh që ishte, të ndërtoja rrugica që të nxirrnin diku, por që e bënin shumë më të gëzueshëm qytetin. Kam punuar si atëherë dhe vazhdoj punoj akoma gati 10-12 orë në studion time. 

Dikur studioja ime ishte e vigjër, një manastir me katër mure ku rrija unë dhe piktura. Sot është ndryshe. Një studio me dy biblioteka të mëdha, ku duke pikturuar dëgjoj shumë intervista të kritikëve të mëdhenj të botës së artit, të piktorëve të mëdhenj. Këtij lloj profesioni, i cili për mua nuk është profesion, unë i kam dhënë gjithçka. Besoj, diçka më është kthyer. Edhe populli im, në një vend me etapa të ndryshme më ka vlerësuar me nja 15 çmime, deri te çmimi “Mjeshtër i madh”, i cili m’u dha para disa kohësh. Për mua nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe, por ndonjëherë artisti kërkon edhe të përkëdhelet. Jo se nëse nuk do t’i kisha çmime unë nuk do vazhdoja, madje mund të isha edhe më i egër, më i pamëshirshëm, më mazokist me veten time, por ajo e ka bërë më interesante, qoftë për familjen time, për miqtë e mi, për ta ndarë në etapa krijimtarinë time.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËVRASJA E GRUAS SË POLICIT/ Arrestohet bashkëshorti i 47 vjeçares në Durrës
Previous article Real i "dashuruar" me lojtarët e Chelsea, ofertë edhe për Alonso

k.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT