Vihet në pranga efektivi i Policisë në Durrës, Sherf Hajdari, për vdekjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Policia arrestoi Sherin Hajdarin, me akuzën e “shkaktimit të vetëvrasjes” së gruas së tij Merita, e cila qëlloi veten me një plumb në kokë, me armën e shërbimit të bashkëshortit polic.
Dyshimet e policisë janë se shkak i vetëvrasjes së 47-vjeçares, është pikërisht grindja e fortë me bashkëshortin, në prani të të cilit kreu edhe aktin e rëndë në banesën e tyre në lagjen numër 7 në Durrës.
Pasi ka marrë në pyetje të afërmit, policia ka mësuar se çifti kanë pasur grindje verbale prej kohësh, një prej të cilave ndodhi edhe dje në mesditë, pak momente para se Merita të vendoste t’i jepte fund jetës në gjendje depresive.
Ajo përdori armën e shërbimit të bashkëshortit, për t’u vetëvrarë, ndërsa mësohet se djali i çiftit Hajdari, nuk ndodhej në shtëpi, në ato momente.


