• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHPËRTHIMI ME DRON NË VENEZUELË/ Këshilltari i presidentit Trump mohon të ketë ndonjë…
Home
Botë

SHPËRTHIMI ME DRON NË VENEZUELË/ Këshilltari i presidentit Trump mohon të ketë ndonjë…

6 August, 2018 k.autor Botë

Këshilltari i presidentit Trump për Sigurinë Kombëtare mohon ndonjë përfshirje të qeverisë amerikane në shpërthimet me dronë të shtunën në kryeqytetin e Venezuelës gjatë një fjalimi të presidentit Nicolas Maduro. John Bolton tha për televizionin Fox News se derisa Maduro të japë prova të forta për akuzat e tij, fokusi duhet të jetë tek korrupsioni dhe shtypja e regjimit të tij. Presidenti i Venezuelës ka premtuar “dënimin maksimal” për atë që ai e quan një përpjekje për vrasjen e tij.

Zyrtarët në Venezuelë thonë se dronët me eksplozivë shpërthyen kur Maduro po u drejtohej trupave në një fjalim televiziv të shtunën. Qeveria Maduro e ka quajtur sulmin një përpjekje për vrasjen e presidentit.

“Kjo ngjarje që ndodhi të shtunën ka arritur një ekstrem shumë të rrezikshëm. Ata kanë bërë një përpjekje për vrasjen e Presidentit Nikolas Maduro”, tha Vladimir Padrino, ministër i Mbrojtjes.

Maduro ka fajësuar për sulmin ata që ai i quan grupe të ekstremit të djathtë në Venezuelë, mbështetur nga presidenti kolumbian Juan Manuel Santos dhe nga financierë në Florida. Ministria e jashtme e Kolumbisë reagoi menjëherë me një deklaratë ku thuhet se akuzat ishin absurde. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton i bëri thirrje qeverisë së Maduros të japë prova për pretendimet e saj.

“Nëse qeveria e Venezuelës ka informacion të besueshëm, që do të tregonte një shkelje të mundshme të ligjit penal amerikan, atëherë do ta shqyrtojmë seriozisht këtë. Por, ndërkohë, mendoj se ajo tek e cila duhet të përqëndrohet është korrupsioni dhe shtypja e regjimit të Maduros në Venezuelë “.

Udhëheqësi autoritar i Venezuelës mori pushtetin në vitin 2013 pas vdekjes së paraardhësit dhe mentorit të tij Hugo Chavez. Maduro u rizgjodh në maj të këtij viti në zgjedhjet e parakohshme që kritikët thanë se nuk i dhanë kohë opozitës të përgatitej.

Nën udhëheqjen e Maduros, ekonomia e Venezuelës është shkatërruar dhe qeveria e tij është akuzuar për korrupsion. Kritikët e tij janë burgosur ose janë internuar.

Vetëm dy ditë përpara incidentit të së shtunës, ish-kryeprokurorja e Venezuelës Luisa Ortega paraqiti akuza kundër Maduros në një gjyq simbolik në Kolumbi.

“Ministria e Punëve Publike e Venezuelës ka akuzuar Nicolas Maduron për korrupsion dhe përvetësim të paligjshëm të kapitalit dhe sot filloi procesi gjyqësor.”

Zoti Bolton tha se: “Është e vështirë të thuhet se kush nga opozita e gjerë e Maduros mund të ketë ndërmarrë sulmin, të cilin ai tha gjithashtu se mund të jetë një pretekst i krijuar nga vetë regjimi”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEZONI VEROR "NDRYSHE"/ Ku po i kalojnë PUSHIMET politikanët. Nga Rama në JUG tek... (FOTOT)
Previous article SHQIPTARI QË U GJEND PA NDJENJA NË QELI/ Çfarë ndodhi në BURGUN grek. Kishte pirë...

k.autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT