Një shtetas shqiptar që vuante dënimin në burgun e Trikalas, Greqi, është gjetur pa ndjenja në qelinë e tij.
Shqiptari është dërguar menjëherë në spital dhe sipas mediave fqinje, shqiptari kishte konsumuar sasi të tepruar alkooli.
Për këtë rast ka nisur menjëherë hetimi për të zbuluar se ku e gjeti dhe kush ia siguroi alkoolin shqiptarit të dënuar për trafikim droge.
Dyshimet e para janë që alkooli ishte përgatitur nga frutat në ambientet e burgut, por asgjë nuk është e sigurtë.