Tjetër sasi droge e kapur në kufi me Greqinë. Sipas një komunikate për shtyp mësohet se janë sekuestruar 130 kilogram marjuanë.
Droga u kap nga policia greke në një zone pyjore në Kostur. Mësohet se Policia ka zbuluar të fshehura 6 çanta dhe 1 thes qe përmbanin 29 pako me 129 kg 970 gram marijuanë.
Po ashtu është arrestuar një shqiptar 27-vjec qe ruante zonën ku ishte fshehur droga. Atij iu gjet dhe sekuestrua 1 celular me 1 kartë SIM.


