Pas seancës dëgjimore të zhvilluar ditën e sotme, gjyqtari Arben Dollapaj ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
Ashtu siç ishte planifikuar edhe më parë ka nisur në orën 10:00 të paradites së sotme seanca dëgjimore për prokuorin pranë Prokurorisë së Shkodrës, Arben Dollapaj.
Dollapaj është i pranishëm në sallën e KPK-së, ndërkohë që ka preferuar të jetë pa avokat pjesë e seancës.
RAPORTI I PASURISË
Ndërkohë që relatori i çështjes ka lexuar raportin për Dollapajn, ILDKPKI raporton se prokurori nuk ka fshehje të pasurisë së tij. Ai zotëron një banesë në zonën e Selitës në kryeqytet me vlerë 9 milionë lekë. Gjithashtu prokurori ka një apartament në qytetin e Bajram Currit, ndërkohë në përfundim e sipër edhe një banesë në Valbonë. Shtëpia e blerë në zonën e “Selitës” është marrë nëpërmjet kursimeve personale.
Dollapaj është shprehur se nuk do të flasë pasi nuk do që të intimitojë procesin.
Nuk dua të indimitoj procesin pasi trupa gjyqësore është tërhequr për të marrë vendimin.


