Një avion i Aeromexico me 101 persona në bord u rrëzua në flakë pranë një aeroporti në Meksikën veriore, duke lënë 85 vetë të plagosur, dy prej tyre në mënyrë kritike.
Piloti po përpiqej të ndërpriste ngritjen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Durango-s për shkak të motit të keq, por e bëri këtë shumë vonë dhe u rrëzua në një zonë të pastrimit në fund të pistës, thanë zyrtarët.
Avioni Aeroméxico AM2431 po udhëtonte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Guadalupe Victoria në Mexico City.
Imazhat treguan fluturimin dhe pastaj renien ne flake, por zjarrfikësit nderhyne me urgjence dhe moren ne kontroll situtaen. Mund te konsiderohet mrekulli, pasi nuk ka asnje viktime.
Një pasagjere, identifikuar si Jackeline Flores, u tha gazetarëve se ajo dhe vajza e saj u arratisën nga një vrimë në aeroplan, ndërsa avioni u mbush me tym dhe flakë.






