Dy shqiptarë rrezikojnë të dënohen ashpër nga drejtësia italiane. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptarët rreth të njëzetave, shkaktuan një katastrofë në qytetin e Arezos, verën e kaluar.
Ata të dy po bënin gara shpejtësie, në mes të qytetit, duke shkaktuar një aksident të shumëfishtë me 5 të plagosur. Policia bashkiake ka konstatuar, në sajë të pamjeve video të kamerave, se midis Audit dhe Mercedes, makinave të drejtuar nga dy shqiptarët ka pasur një sfidë të vërtetë dhe një garë shpejtësie të çmendur.
Pavarësisht se gjithë të plagosurit shpëtuar, dy të rinjtë me origjinë nga Shqipëria rrezikojnë të dënohen ashpër për veprën penale të parashikuar nga Kodi i Autostradës, raportojnë mediat italiane.


