Një vjedhje e orëve të vona të natës është regjistruar ditën e djeshme në banesën e një 42-vjeçari, shtetas nga Shqipëria me banim në kryeqytet.
Mësohet se pronari i shtëpisë nuk ka qenë i pranishëm në banesë teksa ka ndodhur vjedhja, por ka marrë informacione nga fqinjët.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.07.2018, në rrugën “Frano Bardhi”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E.D, 42 vjeç, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


