Të rintjë shqiptarë sot kanë mundësi të kërkojnë bursa në shumë universitete të njohura në vende të ndryshme të botës.
I tillë ka qenë edhe rasti i një të riu nga Tirana, i cili ndryshe nga moshatarët e tij ka zgjedhur të vazhdojë universitetin në Kazakistan.
23-vjeçari me iniciale J.L ishte student i universitetit të Astanas, kryeqytetit të Kazakistanit.
Mirëpo prej disa javësh tashmë ai ka humbur kontaktet me familjen e tij në Tiranë.
Ka qenë i ati i djalit, 49-vjeçari me iniciale S.L, i cili ka denoncuar humbjen e kontakteve me të birin, të cilin e ka student në Kazakistan.


