Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të qeverisë.
Nënkryetari i partisë së Kryemadhit ka kërkuar shpjegim nga mazhoranca se pse priret të përbuzë e të shkelë ligjin.
Madje Vasili e ka cilësuar mazhorancën qeverisëse si një nga idiotët e shumtë që qytetarët do t’i hedhin në mbeturina.
“Të tillë idiotë dhe budallenj ka parë Tirana dhe Shqipëria plot.”-tha Vasili.
Ndërsa nga ana tjetër ai ka komentuar edhe vendimin e presidentit për Teatrin, për të cilin tha se “Unë lexova edhe argumentimin e Presidentit, ishte dhënë edhe nga ju, shumë i hollësishëm, shumë solid dhe institucional.
Po pres nga këta idiotët në pushtet të shprehen dhe thonë pse e përbuzin dhe shkelin ligjin e pushtetit lokal. Presidenti është treguar shumë i ftohtë dhe institucional”.


