• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTA/ “KPK me standarde të dyfishta”, Gazmend Bardhi: Së shpejti PD denoncon skandalet e…
Home
Intervista

INTERVISTA/ “KPK me standarde të dyfishta”, Gazmend Bardhi: Së shpejti PD denoncon skandalet e…

28 July, 2018 k.autor Intervista, Politikë, Shqipëri

Këshilltari i Partisë Demokratike për Çështjet Ligjore, Gazmend Bardhi denoncon se Komisioni i Pavarur të Kualifikimit po funksionon me dy standarde, po merr vendime me urdhër politik, dhe po punon me ritme të ngadalta sa i takon rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë”me Nisida Tufën në “News24”, Bardhi u shpreh se ka një numër të vendimeve të KPK që janë zbardhur, ku jepet edhe arsyetimi i konfirmimit apo shkarkimit nga detyra të gjyqtarëve.

“Dhe nëse i analizon rastet konstaton lehtësisht se i njëjti standard që ndiqet për shkarkimin e një gjyqtari të caktuar nuk ndiqet në një rast tjetër. Pra, dy gjyqtarë janë në të njëjtën situatë dhe njëri konfirmohet dhe tjetri shkarkohet”, shprehet ai.

Më tej, Bardhi mori si shembull vendimet për dy gjyqtare, ku sipas tij, njërës i është verifikuar pasuria e bashkëshortit përpara se ajo të martohej me të, e cila ka rezultuar me problematikë dhe nuk justifikohej, dhe për këtë arsye gjyqtarja është shkarkuar, ndërsa në rastin e një gjyqtare tjetër të gjendur në po të njëjtën situatë, KPK shprehet se subjekti konfirmohet në detyrë.

“Shembuj të tillë janë në të paktën 10 vendime të zbardhura deri më tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Kjo na ka krijuar ne dyshimin e bazuar në këto prova që KPK po vepron mbi bazat e përzgjedhjeve politike të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nën ndikimin e qeverisë po konfirmon në detyrë njerëz të saj të besuar, ndërkohë që po shkarkon nga detyra njerëz të cilët nuk gëzojnë besimin e qeverisë. Dhe kjo sjell kapjen politik të sistemit, nëpërmjet këtij procesi, u shpreh Bardhi, teksa risolli në vëmendje vendimin për gjyqtarin e Apelit, Ilir Toska, gjithashtu kandidat për anëtar në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Bardhi paralajmëroi se në ditët në vijim Partia Demokratike do të denoncojë një tjetër gjyqtar të konfirmuar nga KPK, ndërsa theksoi se janë të pritje të zbardhjes së vendimit edhe për këtë gjyqtar.

Sa i takon vendimeve të marra më herët nga gjyqtarët e përjashtuar tashmë nga KPK si të përjashtuar, Bardhi u shpreh se është e rëndësishme që edhe këto vendime të rishihen.

“Qëllimi i ngritjes së organeve të vettingut ishte pikërisht ky. Që të bënin hetime të thelluara për të zbuluar afera të caktuara korruptive. Qëllimi i vettingut ishte të zbulonte pasuritë e fshehura të gjyqtarëve, sepse vetëm kështu mund t’i vëmë para përgjegjësisë gjyqtarët që kanë kryer korrupsion. Kjo pasuri duhet të sekuestrohet dhe të kthehen në dobi të qytetarëve shqiptare. Kjo ishte arsyeja pse ne votuam vettingun”, deklaroi Bardhi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INES POHL/ Gjermania në prag të krizës psikike
Previous article NDODH NË LIBRAZHD/ Digjet BANESA e 38 vjeçares. Alarmohen fqinjët derisa...

k.autor

Postime të ngjashme

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik Politikë

ARKËMORTI NË PROTESTË/ Berisha: Përsëritën 20 Shkurtin e 1991, i organizuan Ramës me simbolizma funeralin politik

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet Breaking News

PUBLIKON PAMJET NGA PROTESTA/ Rama: ‘Arkivoli politik’ është simbol i së shkuarës dhe nuk duhet të rikthehet

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale Politikë

AKTI NORMATIV PËR BUXHETIN 2026/ Rama: Ekonomia u rrit përtej parashikimeve, bonus për pensionistët dhe mbështetje sociale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT