• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PISTOLETË KOKËS DHE LITAR NË FYT/ Si ndodhi GRABITJA në Shkodër: 62-vjeçari ishte vetëm kur…
Home
Breaking News

PISTOLETË KOKËS DHE LITAR NË FYT/ Si ndodhi GRABITJA në Shkodër: 62-vjeçari ishte vetëm kur…

28 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tentativë grabitjeje e ngjashme me skenarët e filmave ka ndodhur në Shkodër.

Maska, armë, dhunë, përleshje me Policinë dhe largim nga vendi i ngjarjes i një pjese të autorëve është gjithçka çfarë ka ndodhur në një banesë trekatëshe ngjitur me shkollën 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër.

Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit Agron Veseli. Pasi janë futur brenda oborrit, autorët kanë pritur derisa 62- vjeçari ka hapur derën e shtëpisë dhe me shpejtësi kanë hyrë brenda. Menjëherë i kanë drejtuar armën në kokë dhe i kanë kërkuar para.

Njëkohësisht, autorët e kanë goditur pa pushim 62- vjeçarin në kokë dhe trup, duke e gjakosur atë. I gjendur në vështirësi, por edhe me një litar në fyt, Agron Veseli ka bërtitur sa ka mundur duke kërkuar ndihmë nga komshinjtë.

Salla operative ka marrë një njoftim për një zhurmë dhe menjëherë drejt vendit të ngjarjes brenda 3 minutave kanë shkuar disa efektivë që kanë qëlluar afër. Edhe pse ndërtesa kishte pajisjen e sinjalit të një prej policive private, ardhja e tyre ishte shumë e vonë. Kur janë futur brenda oborrit, Policia ka dëgjuar të zotin e shtëpisë duke thënë se janë duke më grabitur. Autorët kanë tentuar që të largohen, por një prej tyre nuk ia ka dalë sepse është arrestuar në flagrancë nga Policia. I dyshuari Pëllumb Kolbuçaj u ndalua ndonëse tentoi të bënte rezistencë.

Dy autorët e tjerë kanë arritur të largohen fillimisht, duke kapërcyer muret e disa banesave aty pranë derisa i kanë humbur syve të Policisë.

Njëri prej atyre që arriti të largohej, Abdulla Hardhiçaj, u arrestua pak orë pas ngjarjes, ndërsa është shpallur në kërkim autori i tretë, 20- vjeçari F.SH.. I dhunuari Agron Veseli u mor me një ambulancë të spitalit për ta mjekuar pas plagëve në kokë, fytyrë dhe trup.

Më përpara, ai dha edhe dëshminë e tij, duke treguar se kur ka hapur derën e shtëpisë, autorët të maskuar me armë në dorë dhe të veshur me të zeza dhe doreza në duar i kanë kërkuar paratë, duke e kërcënuar se do ta vrasin nëse nuk ua dorëzonte. Grabitësit e armatosur kanë këmbëngulur për të marrë para, por Policia ka mbërritur shpejt në vend pas sinjalizimit të dhënë, duke iu prishur atyre planin.

Agron Veseli ishte i vetëm në shtëpi në momentin e ngjarjes.

62- vjeçari nuk është martuar asnjëherë dhe nuk ka fëmijë. Ai më përpara merrej me tregti, ndërsa kohët e fundit ka lëshuar me qira 2-3 dyqane poshtë ndërtesës 3-katëshe të tij. Ngjarja e rëndë ka tronditur komshinjtë dhe persona të tjerë të njohur të Agron Veselit. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj grabitjeje me armë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjykata bullgare refuzon traktatin për luftimin e dhunës ndaj grave
Previous article Për të gjithë ju që e keni fobi: Ja çfarë ndodh me avionin kur goditet nga rrufetë

g.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private Breaking News

PROTESTAT PËR ZVËRNECIN/ Rama: Jemi vend i lirë, në 2011 u vranë 4 protestues! Tubimi u provokua nga dhuna e rojës private

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT