• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKTI ME “ATHINËN” ZYRTARE/ Bushati për çështjen “Çame”: Nuk e kuptoj përse vihet në…
Home
Shqipëri

PAKTI ME “ATHINËN” ZYRTARE/ Bushati për çështjen “Çame”: Nuk e kuptoj përse vihet në…

27 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati nga Amerika ku ndodhet për një vizitë zyrtare ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës.

Gjatë intervistës  Bushati u pyet në lidhje me negociatat me Greqinë dhe fazën në të cilën ato ndodhen.

Bushati gjatë një intervistë foli dhe në lidhje me deklaratën e homologut të tij grek, se “shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale”.

Më tej ai u ndal dhe tek çështja Çame ku tha se nuk e kuptonte se nga vinte kritika që për këtë gjë nuk po diskutohej me palën tjetër.

Pjesë nga intervista për Zërin e Amerikës

Zoti Bushati në çfarë faze ndodhen negociatat me Greqinë dhe kur mund të përmbyllen ato?

Jemi në një fazë dialogu intensiv për të gjitha çështjet, qoftë ato me karakter dhe me peshë historike apo çështjet e aktualitetit politik. Besoj se kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm përpara edhe për ato çështje të cilat deri para pak vitësh konsideroheshin tabu…

Për shembull?

Për shembull, deri para pak vitësh konsiderohej tabu që të uleshim dhe të diskutonim për një marrëveshje të re përsa i përket kufizimit të zonave detare. Sot jemi pikërisht në mesin e këtij procesi dhe një pune voluminoze. Deri para pak vitesh mohohej ekzistenca e ligjit të luftës nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë. Sot për sot ne kemi një diskutim të qenësishëm jo vetëm për shfuqizimin e ligjit të luftës, por edhe pasojave kryesisht ligjore që vijnë nga ligji i luftës.

Po çështja çame po diskutohet? Ka kritikë që mendojnë që ju nuk po e diskutoni çështjen çame, ata që përfaqësojnë komunitetin çam në Shqipëri.

E para, nuk e di se nga ku vjen kjo kritikë sepse faktet flasin qartë.

Nga Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së.

Në 2013 për herë të parë në programin e një qeverie të votëbesuar në Kuvend është përfshirë çështja çame si pjesë e programit të politikës së jashtme, që do të thotë se e gjithë loja që është luajtur në kurriz të kësaj çështjeje, sidomos me qeveritë e kaluara, është mbyllur njëherë e mirë me përfshirjen e kësaj çështje si pjesë e programit të politikës së jashmte. Së dyti, kur ka nisur procesi i dialogut instensiv në vitin 2016, të dyja palët Shqipëria dhe Greqia në nisje të këtij procesi kanë shkëmbyer opinionet dhe mendimet e tyre rreth gamës së çështjeve.

Greqia nuk e njeh çështjen çame. A mund të ketë përparim në këtë çështje?

Këto janë dy pyetje që kërkojnë dy përgjigje të ndryshme. Pjesa e parë, në lidhje me qëndrimin tonë. Qëndrimi ynë është i palëkundur dhe në lidhje me mënyrën se si ne e kemi konceptuar adresimin e çështjes çame, duke vendosur edhe linjat e kuqe që kanë të bëjnë me integritetin territorial të Greqisë me mbrojtjen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut me përgjegjësinë individuale dhe jo kolektive, me të drejtën për të përkujtuar aspekte të ndryshme të historisë ku përfshihet edhe çështja çame me të drejtën për të gëzuar pronësinë. Ju më pas thoni që Greqia nuk e njeh (çështjen çame). Mund t’ju them se edhe për çështje tjera kemi pasur situata totalisht të konceptuar ndryshe nga ne dhe Greqia. Por me vullnet, me bisedime dhe me punë palët kanë arritur që të përafrojnë qëndrimet e tyre. Unë shpresoj që nuk do të jetë e largët dita kur Shqipëria dhe Greqia do t’i përafrojnë qëndrimet edhe për këtë çështje.

Zoti ministër, homologu i juaj grek ka thënë se shumë shpejt Greqia do të zgjerojë ujërat territoriale. Çfarë ka dashur të thotë ai me këtë deklaratë?

Unë nuk e di se çfarë ka dashur të thotë ministri i jashtëm grek, por di që i gjithë procesi i bisedimeve me Greqinë udhëhiqet nga parimet e të drejtës ndërkombëtare, nga konventa mbi të drejtën e detit, nga parimet e të drejtës kushtetuese dhe legjislacionet respektive.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Genta Gjalpi "KA BËR LLAFE" me hekurin/ Del nga shtëpia pa... (FOTO)
Previous article MERKATO "PA FRENA"/ Pas Ronaldos, Juventusi rrëmben yllin e Barcelonës

g.autor

Postime të ngjashme

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike Politikë

ZBULOHET RAPORTI I SHISH PËR KUVENDIN/ Ja rreziqet e sigurisë kombëtare. Akuzat e opozitës, Vlora Hyseni: Po dezinformoni për interesa politike

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA Politikë

PAMJET/ Marrëveshja e Edi Ramës me Jared Kushner ndez fushatën në SHBA

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri Politikë

"DIVORCOHEN" META-CAKRANI/ Avokati: Na humbi besimi tek njëri-tjetri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT