Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka komentuar kthimin në Kuvend të ligjit për Teatrin Kombëtar nga presidenti Ilir Meta.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Bushati tha se nuk është njohur ende me argumentat e kreut të shtetit por sipas tij koha është e mjaftueshme për ta shqyrtuar.
Bushati: Projekti i Teatrit Kombëtar është një projekt i Bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga qeveria. Teatri Kombëtar nuk ka lidhje me konsensusin politik siç është rasti i reformës në drejtësi. Kohë e mjaftueshme për t’a rishqyrtuar. Të mbrohet interesi publik.


