• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VDEKJA E ATDHETARIT ADEM DEMAÇI/ Berisha mesazh ngushëllimi: Dielli perëndoi përgjithmonë për “Mandelën” e…
Home
Shqipëri

VDEKJA E ATDHETARIT ADEM DEMAÇI/ Berisha mesazh ngushëllimi: Dielli perëndoi përgjithmonë për “Mandelën” e…

26 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha në një mesazh ngushëllimi për familjen e Adem Demaçit, e ka cilësuar atë ‘Mandel i Europës’.

POSTIMI I BERISHËS

Te dashur miq, sot kombi ynë është ne dhimbje dhe zi!

Adem Demaçi, ikona e përpjekjeve, qëndresës të pamposhtur të shqiptareve të Kosovës për liri dhe dinjitet kombëtar, Mandela i Europës, burri që kaloi 28 vite në burgjet e pushtuesve barbar në luftën e tij heroike kundër aparteidit dhe segregacionit serb ndaj shqiptareve, nuk është më!

Adem Demaçi, për qëndresën dhe sakrificat e tij si luan i lirisë të shqiptarëve të Kosovës, u bë një emër i njohur në Europë dhe mbarë botën. Parlamenti Europian në vitin 1991 e nderoi atë me çmimin ‘Saharov’.

Pas vitit 1990, Demaçi bashkëpunoi ngushtë me Presidentin Rugova dhe në krye të Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut ai u dëshmua një avokat i fuqishëm i lirive dhe te drejtave të qytetarëve të shtypur shqiptar të Kosovës.

Gjatë viteve të luftës çlirimtare, Adem Demaçi ishte jo vetëm zëdhënësi, por dhe personaliteti më i njohur i saj në botë. Në vitet 1991-1998 pata fatin të punojmë si miq nga afër së bashku për çështjen kombëtare. Adem Demaçi ishte gjithashtu një shkrimtar, që me veprat e tij u bë i njohur në letrat dhe kulturën shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjaret, miqtë, popullin dhe autoritetet e Kosovës dhe mbarë shqiptarët dhe shprehur atyre ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, shpreh dhe një herë nderimin më të madh dhe mirënjohjen më të thellë ndaj burrit, që me qëndresën e tij në kufijtë e legjendës na dha kaq shumë nder dhe krenari si shqiptare!

I lehtë qoftë për ju Adem Demaçi, luftëtar i paepur i lirisë, dheu i tokës tonë!  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MINUTË PAS MINUTE/ Molde shumë e fortë për Laçin, shënon edhe golin e tretë
Previous article Studio të REJA për të gjithë/ Ja moderatorët që paralajmëruan NDRYSHIME rrënjësore për emisionet e tyre (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma Politikë

AKSIDENT TRAGJIK NË TIRANË-DURRËS/ Koçiu viziton të plagosurit te Trauma

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari Politikë

"MOS U DORËHIQ, KËTA S'JANË ALTERNATIVË"/ Rama ndan mesazhin e një qytetari

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja Politikë

BASHKËPUNIM ME ITALINË PËR PRODHIMIN E MJETEVE DETARE/ Rama: 500 vende pune të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT