Pasi ishte larguar ditën e djeshme nga banesa e saj, e mitura me inicialet V.C në prani të psikologes në Tiranë është takuar me prindërit e saj.
Policia shpjegon se arsyet e largimit lidheshin me një debat familjar për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases së mitur V.C., më datë 25.07.2018, në prezencë të psikologut dhe punonjësit social, kjo shtetase u paraqit dhe deklaroi se është larguar me dëshirën e saj dhe nuk ka probleme, e cila iu dorëzua prindërve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.


