Të qënurit i zhdukur, përballë një vrasjeje të mundshme duket se është e vetmja shpresë ku familjarët kapen herë pas here.
Pasi 36 vjeçari u masakrua me çekiç nga shoku i tij katër muaj më parë, i vëllai në një deklaratë sot u shpreh se aid he fmailja kanë ende shpresë se ai mund të jetë gjallë. Ndonëse trupin e kanë parë, e presin vetëm për ADN, e vetmja fije ku zgjedhin të kapin është ajo e zhdukjes.
Kujtojmë këtu edhe rastin e Bleonës nga Kukësi që në moshën 8 vjeçare u rrëmbye dhe nuk është parë më që prej asaj dite. E ëma, edhe pas kaq vitesh mendon se është gjallë por dikush po e mban peng.
Deklarata sot:
Shoku e masakroi me çekiç, vëllai i viktimës: Kemi shpresë se është gjallë
Albert Zekaj masakroi shokun e tij Kreshnik Beqirajn, trupi i të cilit u gjet nga policia disa muaj më parë.
Sakaq, është zbardhur dhe dëshmia e vëllait të Kreshnik Beqirajt, Donjet Beqiraj i cili pretendon se vëllai i tij është gjallë.
Sipas tij nuk ka fakte mjaftueshëm dhe se kanë ende shpresa për vëllain e tij.
“Deri tani prokuroria e Fierit për të dhënat që janë deklaruar, nuk kemi marrë përgjigje zyrtare që vëllai im ka vdekur. Unë kërkoj që të zbardhet ngjarja, të jepet drejtësi. Duhet të na japë përgjigje shteti. Si dhe fakte konkrete që vëllai im Kreshnik Beqiraj ka vdekur. Nëse është ai, duhet të na thuhet zyrtarisht, që ta përcjellim për në banesën e fundit. Ne si familje kemi shpresa”, tha vëllai i Kreshnik Beqirajt.
Ndërsa bëhet me dije se ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë përfundimet se trupi i gjetur është i seksit mashkull dhe i moshës së Kreshnikut, ndërkohë që koka e tij nuk u gjet në vendin e ngjarjes. Por pritet ende përgjigje nga autoritetet gjermane për kryerjen e krahasimit të ADN. Ne përderisa nuk kemi fakte zyrtare që ai ka vdekur, mendojmë se është gjallë.
Bleona Mata nga Kukësi, 8 vite e zhdukur:
Historia e Bleonës nga Kukës vijon të mbetet ende mister. Ajo u zhduk para 8 vitesh dhe dyshimet e para e deri më sot janë se ajo eshte rrëmbyer.
Fillimisht u tha se e kanë marre hallat e saj, por një gje e tillë nuk u vertetua asnjëherë. Më pas u dyshua se 21 vjeçari Begzim Isa e kishte rrëmbyer por edhe kjo u rrëzua shpejt nga Krimet e Renda pasi nuk kishte prova të mjaftueshme.
Ende dhe sot, vendndodhja e Bleonës është e paditur. E ëma vijon ende ta kërkojë me shpresën se e vajza e saj është ende gjallë.
Zhdukja e tregtarit të perdeve:
Miqësia e prishur mes dy shokëve fëmijërie nga Peqini përfundoi tragjikisht rreth 3 muaj më parë, teksa sëbashku kishin vajtur të tregtonin perde në veri të vendit. Përgjigjia e analizave të ADN-së ka konfirmuar se gjaku i gjetur në makinën që udhëtonin sëbashku i përket Fation Fejzillarit, 30-vjeçarit të zhdukur që prej 29 Prillit 2018.
“Gjetën gjak në makinën e Fationit, tek dera e prapme dhe tek kukulla e xhamit tek pasqyra, gjaku është i Fationit”, thotë nëna e tij.
I dyshuari kryesor, tashmë i arrestuar, është shoku i tij i ngushtë Aleksandër Fadili, i cili e mohon autorësinë e krimit. Ai nuk pranon të bashkëpunojë me drejtësinë për gjetjen e trupit, pavarësisht se provat për implikimin e tij në vrasje janë të shumta. Ndërsa familjarët e viktimës ende shpresojnë dhe apelojnë për ndihmë.
“Të paktën ta di dhe unë ku është, t’i bëj një varr një gjë, ka 2 muaj e 18 ditë që djali më është zhdukur, nuk e di se ku ma kanë hedhur djalin”, shprehet babai i tij.
“Ai nuk ka qenë fare në Laç, na ka gënjyer për 13 ditë, duke kërkuar kot në Laç”, thotë nëna e Fation Fejzillarit.
Pavarësisht hetimeve intensive, burime nga organi i akuzës bëjnë me dije për Klan Plus se ende nuk ka asnjë gjurmë të trupit të 30-vjeçarit Fation Fejzillari. Familjarët e viktimës mbeten vetëm me shpresën se ai mund të jetë gjallë ose të pakten autori do të tregojë ku e ka fshehur trupin.
Zhdukja e këngëtarit prej 4 vitesh, nëna ka ende shpresa
Kur kanë kaluar katër vite nga zhdukja e këngëtarit të tallavasë, Renato Hamza, fati i tij mbetet mister. Nëna e tij Silvana nuk ka më asnjë shpresë se i biri është gjallë, ndaj ajo i bën apel shtetit të paktën t’i gjejnë trupin e tij. Renato këndonte në lokale nate për të siguruar mbijetesën e familjes dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë për 21- vjeçarin, i cili sapo kishte regjistruar edhe videoklipin e tij të parë. Por, më 29 qershor të vitit 2014, pas një telefonate të bërë nga dikush, ai doli nga shtëpia dhe që atë ditë nuk u kthye më.

Përgatiti: AlpeNews.al






