Për herë të parë në shekullin XXI një eklips Hënor i rrallë do të dhurojë pamje spektakolare, fenomen që njihet me emrin “Hëna e Përgjakur”; ngjyra e satelitit të Tokës do të ndryshojë nga e argjendtë në të kuqe flakë.
E veçanta e këtij fenomeni është fakti se për herë të parë eklipsi i Hënës do të zgjasë plot 103 minuta duke u kthyer automatikisht në eklipsin më të gjatë të shekullit.
Një lajm i mirë: Me përjashtim të zonës rreth Kanadasë dhe veriut të Shteteve të Bashkuara, gjithë globi do të jetë në gjendje të shohë fenomenin e rrallë.
Jo vetëm kaq, por spektaklit do t’i shtohet edhe planeti Mars, ku sipas The Guardian ai do të shfaqet drejt e pas Hënës së Kuqe.
Për fat të mirë nuk keni nevojë për syze mbrojtëse. Ndryshe nga ç’ndodh me rrezikun e një eklipsi Diellor, Hëna nuk ndizet aq sa për të shkaktuar dëmtime tek sytë. Kështu që, tërhiqni një karrige dhe shijojeni për minuta me radhë.
Orari:
Eklipsi maksimal: 20:21:44
Eklipsi i plotë përfundon më: 21:13:11
Eklipsi i pjesshëm përfundon më: 22:19:00





