Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Kosovës.
Veç tij, në pranga kanë rënë edhe Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu.
Arrestimi vjen pas pas urdhërarrestit nga Gjykata, pasi deputetët nuk paraqiteshin në seanca.
Në momëntin e arrestimit rapotohet të ketë pasur përleshje ndërmjet deputetëve tjerë të VV-së dhe policisë së Kosovës.
Madje, policia e Kosovës u ka hedhur gaz lotsjellës deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kundërshtonin arrestimin e kolegëve të tyre.
Në tëtor të 20150-ës, ish-kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka hedhur gazlotsjellës në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Ai në sallën e Kuvendit hodhi një bombolë me gaz lotsjellës, duke bërë që të pamundur vazhdimin e seancës.
Si pasojë e tymit, dy deputete, Flora Brovina dhe Blerta Deliu janë alivanosur dhe është dashur intervenim mjekësor. /AlpeNews.al/