• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALBIN KURTI/ Jeta si në filma e një lideri, midis qelive dhe lirisë
Home
Rajon

ALBIN KURTI/ Jeta si në filma e një lideri, midis qelive dhe lirisë

24 November, 2017 Q.Autor Rajon

Albin Kurti është një histori njerëzore, pa dyshim dhe politike. Para lufte, ai ishte në krye të protestave studentore, dhe që atëherë, e gjitha jeta e tij ka qenë e bashkëshoqëruar me burgun, prangat, të cilat i ka të pranishme dhe sot, gjithmonë për të njëjtat arsye.

Pas përfundimit të luftës, Albin Kurti si udhëheqës i ‘Vetëvendosjes’, ka organizuar shumë protesta duke u përballur kështu me të gjitha qeveritë. Rasti i fundit i arrestimit të tij është ai i ditës së sotme, ku Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij për rastin e gazit lotsjellës. Ai u arrestua teksa po hynte në objektin e Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës.

Ja kronologjia e arrestimeve të tij ndër vite:

27 prill 1999, Kurti u arrestua nga policia serbe . Më 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001.

12 qershor 2005, në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën ‘Jo negociata, Vetëvendosje’. Kjo solli transformimin e KAN-it në Lëvizjen ‘Vetëvendosje’. Edhe kësaj here Kurti përfundoi në pranga.

10 shkurt 2007, ditën që ‘Vetëvendosje’, organizoi demonstratën paqësore në Prishtinë kundër Planit Ahtisari. Gjatë kësaj proteste u vranë dy protestues, Edhe pas kësaj u arrestua Albini i cili u mbajt në burg për 5 muaj dhe nën arrest shtëpiak edhe 5 muaj e gjysmë të tjerë.

27 janar 2015,  Albin Kurti u arrestua për shkak të zhvillimit të protestave të cilat degjeneruan në dhunë, ku u lënduan shumë policë e protestues.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gazetarë dhe deputetë mbeten të lënduar gjatë arrestimit të Albin Kurtit
Previous article Jo vetëm gaz lotsjellës në Kuvend/ Ja arsyeja pse u arrestuan 3 deputët e VV-së

Q.Autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT