Ylli i kushtuar presidentit amerikan, Donald Trump në “Walk of Fame”, Hollywood është bërë copash sërish.
Këtë radhë, pllaka që mban emrin e presidentit amerikan Donald Trump është shkatërruar me një kazmë. E vendosur në “Walk of Fame” që prej vitit 2007 është dhunuar edhe në të kaluarën, por asnjë herë nuk ishte shkatërruar me kazmë.
Sipas disa dëshmitarëve, autori i gjestit është një burrë i cili ishte prezantuar me një kuti kitare në dorë dhe prej andej ka nxjerrë kazmën.
Personi i cili është larguar para se të vinte policia duke humbur gjurmët dhe më pas u dorëzua vetë.





