• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS/ Sadushi: Ka patur problem sistemi. Në muajin tetor pritet që të kemi…
Home
Aktualitet
Drejtësi

BLLOKIMI I SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS/ Sadushi: Ka patur problem sistemi. Në muajin tetor pritet që të kemi…

24 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës, pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.

Për të zgjidhur ngërçin, mazhoranca propozoi që në mungesë të institucioneve të drejtësisë, të jetë vetë Shkolla e Magjistraturës që të realizojë pranimet e reja, ndërsa emërimet për gjyqtarët dhe prokurorët, të bëhen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokuroja e Përgjithshme e Përkohshme.

Vetë drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Sokol Sadushi, në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” thotë se institucioni që ai drejton vijon punën. Ai thotë se situata e krijuar nuk duhet të quhet “bllokim” i Shkollës së Magjistraturës, por i sistemit.

Sadushi thotë se Shkolla e Magjistraturës do të rihapet në Tetor, normalisht si çdo institucion tjetër arsimor, ndonëse deri më tani duket se është e pamundur të bëhen regjistrimet e reja. Sipas tij, pasojat e kësaj situate do të ndihen në vitet e ardhshme.

“Shkolla nuk është e bllokuar, pasi e ka bërë punën e saj sa i takon diplomimit të studentëve. Pra janë diplomuar 16 studentë, por nuk është përgjegjësia e Shkollës së Magjistraturës fakti që ata nuk janë punësuar. Mund të duket sikur bllokohet në një pikëpamje, por nuk është e bllokuar Shkolla, por sistemi. Nëse nuk lejon që tani në vitin 2018 të kemi 50 kandidatë të regjistruar, atëherë efektet do të ndihen në vitet e ardhshme. Në vitin 2021 do të ketë efekte, dhe nuk do të jenë të diplomuar 50 kandidatë që do të ishin futur në Shkollën e magjistraturës. Pra i bllokuar është sistemi, pasi janë bllokuar emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, shprehet Sadushi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKONSTRUKSIONI I DOGANËS SË MORINËS/ Pika kufitare me 12 korsi dhe një bypass të ri për kamionët (FOTO)
Previous article ZJARRI I MADH NË GREQI/ Gruaja nga Saranda u gjet e SHKRUMBUAR në banesë. Burri i saj është...

g.autor

Postime të ngjashme

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë Aktualitet

"INVESTIMI NË ZVËRNEC DO NDRYSHOJË SHQIPËRINË"/ Artan Dulaku: Çmimet do rriten, blini tani në Vlorë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT