• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RIKONSTRUKSIONI I DOGANËS SË MORINËS/ Pika kufitare me 12 korsi dhe një bypass të ri për kamionët (FOTO)
Home
Sociale

RIKONSTRUKSIONI I DOGANËS SË MORINËS/ Pika kufitare me 12 korsi dhe një bypass të ri për kamionët (FOTO)

24 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Është përuruar pika e re e kalimit kufitar në Morinë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Në përurimin merrnin pjesë krerët e BE të dy vendeve, Vlahutin dhe Apostolova së bashku me Zëvendës Kryeministren e Shqipërisë, Senida Mesi, dhe Zëvendës Kryeministrin e Kosovës Enver Hoxhaj.

Projekti prej një milion eurosh, i financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, ofron infrastrukturë për kontrolle efikase kufitare në përputhje me kërkesat e BE-së, duke e vënë theksin veçanërisht tek standardet e Schengen-it. Ai mbështet punën e policisë kufitare dhe të emigracionit, duke ndihmuar kështu në arritjen e një efektshmërie më të lartë dhe performance më të mirë.

“Sot nuk po përurojmë thjesht një godinë të re në pikën e kalimit kufitar, por po përforcojmë lidhjet midis popujve dhe po e ndihmojmë si Shqipërinë, ashtu edhe Kosovën të hedhin një hap përpara drejt standardeve të Bashkimit Evropian”, –u shpreh Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Drejtuesja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se godinat e reja do të vihen në shërbim të njerëzve në të dyja anët e kufirit, si dhe do të mëkojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, zhvillimin ekonomik dhe kontrollet efikase doganore dhe kufitare. Ajo nënvizoi edhe aspektin rajonal.

“Pika e kalimit kufitar dhe rruga, si të tilla, janë pjesë e një rrjeti bërthamë rajonal, të quajtur Route 7, i cili lidh rajonin në shkallë të gjerë dhe është pjesë e investimeve të vazhdueshme në korridoret e transportit rrugor dhe porteve detare në Ballkanin Perëndimor, të financuara edhe nga BE-ja”.

Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi u shpreh se pika e re e kalimit kufitar shërben si garanci për një menaxhim më të mirë të kufirit midis Shqipërisë dhe Kosovës.

“Godina e re ka infrastrukturë moderne, në përputhje me kërkesat e BE-së dhe standardet Schengen. Menaxhimi i mirë i kufirit nuk shërben thjesht si garanci për shtetet tona përkatëse, rajonin dhe Bashkimin Evropian, por mbart edhe një rëndësi të veçantë dhe vjen si shpërblim i përpjekjeve tona për të hyrë në familjen e madhe evropiane” – tha Mesi.

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, vërejti se “vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga pika e kalimit kufitar në Morinë kanë kaluar mbi 30 mijë persona, çka tregon edhe vetë rëndësinë e saj. Falë mbështetjes së Bashkimit Evropian, qytetarëve dhe turistëve nga të dyja anët e kufirit do t’iu ofrohet shërbim më i mirë.”

Pika e re e kalimit kufitar përballon pjesën më të madhe të ngarkesës së mallrave që hyjnë dhe dalin nga Kosova, si dhe pothuajse të gjithë ngarkesën që vjen në Shqipëri nga Verilindja.

Për ta bërë kontrollin e automjeteve sa më të shpejtë, pika e re kufitare në Morinë ka 12 korsi dhe një by-pass të ri për kamionët me një godinë të përshtatshme për linjën e dytë të kontrollit për automjetet e rënda.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËRDITËSUAR/ Bilanci paraprak i dëmeve në Athinë: Zjarri dogji 6500 shtëpi. Numri i VIKTIMAVE drejt...
Previous article BLLOKIMI I SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS/ Sadushi: Ka patur problem sistemi. Në muajin tetor pritet që të kemi...

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT