• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT SHBA- KORE E VERIUT/ Trump: Asnjë raketë në 9 muaj, jam i mërzitur pasi…
Home
Nderkombetare

NEGOCIATAT SHBA- KORE E VERIUT/ Trump: Asnjë raketë në 9 muaj, jam i mërzitur pasi…

24 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se ai është “shumë i kënaqur” me ritmin e negociatave me Korenë e Veriut për t’i dhënë fund programit të Phenianit për armët bërthamore, duke iu kundërvënë njoftimeve të medias që thonë të kundërtën.

“Asnjë raketë nuk është lëshuar nga Koreja e Veriut në 9 muaj dhe nuk ka patur asnjë provë bërthamore. Japonia dhe të gjitha vendet në Azi janë të kënaqura”, tha Presidenti Trump në një shkrim nië Twitter. “Por lajmet e rreme, pa më pyetur mua, (gjithmonë të bazuara në burime anonime), po thonë se unë jam i zemëruar sepse gjërat nuk po lëvizin me shpejtësi”.

A Rocket has not been launched by North Korea in 9 months. Likewise, no Nuclear Tests. Japan is happy, all of Asia is happy. But the Fake News is saying, without ever asking me (always anonymous sources), that I am angry because it is not going fast enough. Wrong, very happy!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 23, 2018

Një ditë pas samitit të Singaporit muajin e kaluar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un duke bërë thirrje për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean, Trump shkruajti në Twitter: “Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”.

Just landed – a long trip, but everybody can now feel much safer than the day I took office. There is no longer a Nuclear Threat from North Korea. Meeting with Kim Jong Un was an interesting and very positive experience. North Korea has great potential for the future!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) June 13, 2018

Por marrëveshja e tyre nuk përmbante hollësi mbi atë se kur Koreja e Veriut do ta braktiste programin e saj të armëve bërthamore ose kur do të mbyllte objektet ekzistuese bërthamore. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo u takua në Phenian kohët e fundit me zyrtarët e Koresë së Veriut për të diskutuar këtë çështje, por duket se është shënuar pak përparim. Disa diplomatë thonë se koreano-veriorët anuluan takimet dhe nuk kanë mbajtur në mënyrë të rregullt komunikimet bazë me Shtetet e Bashkaura.

Të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit, Departamenti i Thesarit dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare thanë: “Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të ndalë presionin” derisa Koreja e Veriut t’i jap fund programit të saj të armëve bërthamore.

Disa media kanë raportuar në ditët e fundit se Presidenti Trump i ka shprehur këshilltarëve pakënaqësinë e tij mbi ritmin e bisedimeve bërthamore me Korenë e Veriut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMEND NDJEKËSIT NË INSTAGRAM/ Afërdita Dreshaj i del THITHKA por nuk e vuri re (FOTO)
Previous article Një kandidat mysliman në zgjedhjet për guvernator, i pari në histori

k.autor

Postime të ngjashme

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme Botë

MES FRIKËS DHE ALEANCAVE/ Arabia Saudite gati projektin që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç Botë

BRITANIA E MADHE MERR VENDIMIN/ Ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT