• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Abuzimet me tenderat/ Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon 11 zyrtarët: Shpallën fituese ofertat e larta
Home
Aktualitet
Drejtësi

Abuzimet me tenderat/ Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon 11 zyrtarët: Shpallën fituese ofertat e larta

21 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori 11 zyrtarë dhe ish-zyrtarë në ishkomunat Blinisht, Ungrej dhe Zejmen, të Lezhës dhe 3 zyrtarë në Bashkinë Këlcyrë. Kallëzimet penale në ish-komunat e Bashkisë së Lezhës janë bërë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi shkelje me tenderat me dëm ekonomik në vlerën e 24,3 milionë lekëve.

Audititi në këto ish-komuna i përket periudhës janar 2013-korrik 2015. Sipas KLSH, në ish-komunën Blinisht u gjetën shkelje në tenderin për “Rikonstruksionin i rrugës së shkollës Kallmet i madh (faza I)”, me fond limit 2,266,224 lekë, në ish-komunën Ungrej “Ndërtim ure auto 2HD, 10 m mbi përroin e Kalivaçit”, me fond limit 10,085,039 lekë.

Sipas KLSH-së, janë kryer veprime me dëm ekonomik të fondeve publike në Buxhetin e Shtetit, për vlerën 14,984,750 lekë, shkaktuar nga kualifikimi dhe shpallja fituese e kompanisë me ofertë më të lartë, në kushtet kur nuk ka plotësuar kriteret për kualifikim në tender.

Në ishkomunën Zejmen janë kryer shkelje me dëm ekonomik në vlerën 1,964,300 lekë, duke mos justifikuar me dokumentacion ligjor burimin e përdorimit të tyre. Për të gjitha këto shkelje, KLSH bëri kallëzim penal ndaj 11 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, në ish-komunën Blinisht për 5 (pesë) zyrtarë dhe ish-zyrtarë; N. K. me detyrë ish-sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e kryetarit të KVO, S. L., me detyrë administrator, në cilësinë e anëtarit të KVO; F. M. me detyrë specialist në Zyrën e Taksave Vendore, në cilësinë e anëtarit të KVO; E.O. me detyrë ish- arkivist, në cilësinë e anëtarit të KVO; N. Ll. me detyrë specialist pyjesh në cilësinë e anëtarit të KVO. Në ish-komunën Ungrej, për 4 (katër) zyrtarë: Gj. Gj. me detyrë administrator, D. D., me detyrë ishpërgjegjës i Zyrës së Financës, në cilësinë e kryetarit të KVO; Gj. N. me detyrë nëpunës i Gjendjes Civile; Z. P. me detyrë ish-sekretar i Këshillit të Komunës, në cilësinë e anëtarit të KVO.

Në ish-komunën Zejmen për 2 (dy) ishzyrtarë: A. B. me detyrë ishkryetar i Komunës dhe V. B. me detyrë ish-përgjegjës i Zyrës së Financës. Shkelje me tenderat u gjetën edhe në Bashkinë Këlcyrë për periudhën janar 2016 deri në dhjetor 2017. Për abuzimet në 17 tendera, dëmi ekonomik llogaritet në vlerën e 37,3 milionë lekëve.

Për këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi 3 zyrtarë të Bashkisë Këlcyrë, A. L., me detyrë specialist i Kadastrës, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), R. H. me detyrë përgjegjëse e Zyrës së Taksave Vendore, në cilësinë e anëtarit të KVO dhe A. Q. me detyrë inspektor i Taksave Vendore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Misteri i "Odisesë", zbulohet fragmenti më i vjetër i "këngës së katërmbëdhjetë"
Previous article Në sfond kënga e Elvanës/ Vajza e Emina Çunmulajt nuk dëshiron ta dëgjojë: Ajo është...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT