Gërmimet që po kryhen në bashkëpunim mes Greek Archaeological Services dhe German Institute of Archaeology në rrënojat e qytetit antik të Olimpit ka shërbyer në një gjetje të mahnitshme. Bëhet fjalë për një pllakë argjile, në të cilën janë regjistruar 13 vargje të Odisesë. Analizat kanë treguar se i përket shek III para krishtit, gjë që e bën këtë fragment në më të vjetrin të ruajtur nga vepra e Homerit. Vargjet e gjetura i përkasin këngës 14-të të Odisesë dhe rrëfejnë momentin në të cilin Uliksi mbërrin në ishullin e Itakës i veshur si lypsar dhe takohet me shërbëtorin e tij besnik, Eumeo.




