Kryeministri Edi Rama i ka besuar një tjetër detyrë të rëndësishme kreut të ALUIZNI-t, Artan Lame.
Ai do të jetë anëtar i Bordit të Hipotekave.
Sipas vendimit të sotëm të qeverisë, Lame do të jetë përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë në këtë bord.
Bordi drejtues i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kryesohet nga një përfaqësues i kryeministrit dhe ka në përbërje përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave.
Artan Lame ka arritur rezultate shumë të mira në krye të ALUIZNI-t dhe për këtë arsye, Rama duket se ka vendosur ta vlerësojë atë edhe me një detyrë të re.


