• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nga Sllobo tek Mlladiç, kasapët e ish Jugosllavisë që ranë në “gijotinën” e Hagës
Home
Dossier

Nga Sllobo tek Mlladiç, kasapët e ish Jugosllavisë që ranë në “gijotinën” e Hagës

22 November, 2017 Q.Autor Dossier, Politikë, Rajon

Shpërbërja e ish Jugosllavisë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, bashkë me katër luftrat, mijëra të vrarët, të zhdukurit, të masakruarit dhe të rrënuarit, solli një hartë të re në Ballkan, me shtete dhe realitete të reja gjeapolitike. Një proces që u zhvillua parallel me shpërbërjen e ish Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, bashkimin e dy Gjermanive dhe ndarjen e Çekosllovakisë.

Askundër tjetër nuk ndodhi ajo tragjedi, që u luajt në teatrin e Ballkanit, ngjitur me kufijtë e Shqipërisë. Shkaktarët e asaj banjo gjigande gjaku që u derdh në emër të nacionalizmit, ëndrrave për ringjalljen e fantazmave të vjetra dhe Serbisë së Madhe, nga ëndrra me heronj të një epoke të re, u bënë realiteti I një ndëshkimi shembullor nga Gjykata e Hagës për Krimet në ish Jugosllavi.

Sigurisht që shumë kanë arësye të mos jenë të kënaqur me drejtësinë. Por ajo ia arriti gjithësesi të vendosi pas hekurave të historisë, disa nga arkitektët e së keqes. Alpenews.al ju rendit listën e të gjithë atyre që u ulën në bankon e të akuzuarve, për vete, për vitktimat, për historinë dhe për kujtesën, që këto krime, të mos përsëriten më kurrë.

RATKO MLLADIÇ

Gjykata e Hagës ka dënuar më datë 22 nëntor 2017, me burgim të përjetshëm për genocid ish-gjeneralin serb Ratko Mlladic, i konsideruar si një ndër kasapët e Ballkanit, për krimet e tij në Bosnje-Hercegovinë.

Mladiç u shpall fajtor për krime lufte dhe krime të tjera kundër njerëzimit dhe për gjenocid për rolin e luajtur në masakrën e Srebrenicës, akuza kryesore në këtë proces.

RADOVAN KARAXHIÇ- ish-shefi i shtabit i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë Jugosllave, u dënua nga Gjykata e Hagës me 40 vjet burgim  nën akuzat për krime lufte, gjenocid, persekutim, shfarosje, vrasje, dëbim…ndaj popullatës jo-serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve 1992-1995.

NIKOLA SHAINOVIÇ- ish-zv/kryeministër i Jugosllavisë u dënua18 vjet burg për fushatën ushtarake në Kosovë që shkaktoi 11,000 shqiptarë të Kosovës të vrarë dhe rreth 700,000 të tjerë u dëbuan në Shqipërinë fqinje, Mal të Zi dhe MaqedonI.

SLOBODAN MILOSHEVIÇ- ish-Presidenti i Republikës së Serbisë u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Ai po ashtu u akuzua për vrasjen në mënyrë barbare të Ivan Stambolliçit, mentorit të tij nga vitet 80 dhe kundërshtarit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

Millosheviçi u gjet i vdekur në qelinë e tij në Hagë më 11 mars 2006 disa muaj para se të përfundoj gjykimi i tij në Hagë.

DRAGOLJUB OJDANIÇ- ish-shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri i mbrojtjes i Jugosllavisë. Ai u dënua për deportim dhe transferime të dhunshme. ish-gjenerali serb i ushtrisë së Jugosllavisë, Dragolub Ojdaniç, ishte nder te vetmit qe pranoi dënimin prej 15 vjetësh burgim, për shkak të krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës, në vitin 1999, duke u kundërshtuar fuqimisht nga zyrtarët serbë.

 

NEBOJKA PAVKOVIÇ- Ish gjenerali i Armatës Jugosllave, i dënuar më 22 vit burg nga Tribunali i Hagës,  për vrasje dhe dëbime të shqiptarëve në Kosovë gjatë vitit 1998/9

 

VLADIMIR LAZAREVIÇ– komandanti i atëhershëm të trupës së Kosovës në ushtrinë serbe madje lufta pati edhe një epilog tjetër: Tribunali i Hagës për krime lufte e dënoi atë me 14 vjet burg. Gjykata vërtetoi se Lazarević së bashku me oficerë të tjerë të rangut të lartë kishin punuar sistematikisht për „pastrimet etnike”. Rreth 1000 kufoma të shqiptarëve të vrarë u gjendën pas luftës në katër varreza masive, pjesërisht qindra kilometra larg Kosovës. Lazarević u lirua në vitin 2015 nga burgu, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.

VLLASTIMIR GJORGJEVIÇ- ish-zyrtari i lartë i policisë serbe, u shpall fajtor nga Dhoma Gjyqësore e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte kundër civilëve shqiptarë në Kosovë më 1999. Gjorgjevic është dënuar me 27 vjet heqje lirie.

 

SRETEN LUKIÇ- ish-shefi i policisë serbe, më 26 shkurt 2009, u shpall fajtor për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte dhe u dënua me 22 vjet burgim.

 

 

 

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 71-vjeçarja kërkon djalin pas 42 vjetësh: I kam dëgjuar zërin...
Previous article Historia tronditëse e 20-vjeçarit, nisi nga mjekimi i kërthizës dhe përfundoi me vetëvarje në burg

Q.Autor

Postime të ngjashme

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve... Politikë

"O ZONJË, ME KË PO TALLESH TI?" Rama përplaset live me gazetaren për intervistën e Ivanka Trump: Po thoni budalliqe, kërkoi falje shqiptarëve...

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm Breaking News

"SHPIRTI I PS NUK ËSHTË NË ANTIMITINGUN E RAMËS..."/ Arta Dade refuzon medaljen dhe ftesën për tubimin e sotëm

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike Politikë

"DO TA RESPEKTOJ DERI NË FUND KONTRATËN..."/ Rama: Protestat? Pjesë e jetës demokratike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT