• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Hapja e negociatave në rrezik? Gazetari i EuReporter: Rama e ka gati fajtorin, Basha dhe…
Home
Shqipëri

Hapja e negociatave në rrezik? Gazetari i EuReporter: Rama e ka gati fajtorin, Basha dhe…

22 November, 2017 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë thotë se vendi i tij është “nuk është më kryeqyteti i kanabisit” të Evropës, shkruan Martin Banks, ne nje artikull publikuar ne EuReporter.

Por, në një letër drejtuar krerëve të BE dhe kryetarëve të shteteve, Edi Rama pranon se “ka shumë për të bërë” në luftën kundër krimit të drogës në Shqipëri, vijon shkrimi.

Sipas tij, mesazhi i Rames vjen në prag të një samiti në Bruksel muajin e ardhshëm ku liderët e BE pritet të deklarohen mbi përparimin e bërë nga Shqipëria në përmbushjen e kritereve të rrepta të pranimit në BE.

Masat e ashpra kundër krimit të organizuar, duke përfshirë trajtimin e kultivimit të drogës, ishte një nga pesë kushtet kyçe të përcaktuara nga Komisioni në dhënien e statusit të kandidatit Shqipërisë në 2014.

Letra e Rames, një kopje e së cilës e poston edhe gazetari ne shkrimin e vet, vjen pas një analize të kohëve të fundit të kultivimit të kanabisit në vend.

Ne te flitet per raportin e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë ne bashkepunim me Guardia di Finanzia te Italise, ku thotë se “pas një dekade të kultivimit dhe shpërndarjes së pakontrolluar” të kanabisit situata tani është nën kontroll.

Sipas raportit, “kur dhe ku ka vullnet politik, vendosmëri dhe përkushtim ndaj objektivave dhe paligjshmërisë, gjithçka është e mundur”.

Ne shkrimin e tij gazetari citon një burim te afërt me kryeministrin qe flet per kryedemokratin Lulzim Basha, partia e te cilit është akuzuar për drejtimin e një fushate për të diskredituar përpjekjet e qeverisë kundër drogës.

“Basha është akuzuar se ka shmangur diskutimet për eliminimin efektiv të kultivimit të kanabisit,” shkruan gazetari, duke shtuar: “Burimi tha se ‘media e Bashës po bën përpjekje për të diskredituar përpjekjet tona, çka mund të vendosë në rrezik hapjen e negociatave me BE-në. Ai po përpiqet që të mbulojë rolin e ish-qeverisë së tij në lejimin e zhvillimit të këtij problemi në vend të parë’”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Panairi i Brukselit/ Veliaj mirëpret delegacionin, fton shqiptarët të marin pjesë
Previous article Marie Kraja, sopranoja që krijoi themelin e muzikës operistike shqiptare

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë! Politikë

SAMITI I SEECP/ Begaj: Integrimi europian mbetet objektivi qendror i Shqipërisë!

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT